• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kreditë e këqija u ulën me 2.4%, BSH: Në tremujorin e dytë, rënia më e fortë në 3 vjet

by
06/08/2015 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreditë e këqija u ulën me 2.4%, BSH: Në tremujorin e dytë, rënia më e fortë në 3 vjet

Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kreditë e këqija zbritën në tremujorin e dytë në nivelin më të ulët të tre viteve të fundit.

Sipas bankës, në fund të qershorit kreditë me probleme ranë në nivelin në 20.3 për qind nga 22.7 për qind që ishin në tremujoriun e parë dhe 24 për qind në të njëtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia me 2.4 pikë përqindje brenda një tremujori është më e forta e regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i krizës dhe lidhet me disa faktorë njëherësh.

Burime nga Banka e Shqipërisë thonë se ndikimin më të madh e kanë dhënë masat e reja rregullatore, të cilat i detyrojnë bankat që të fshijnë nga bilanci kreditë e këqija, të lindura më shumë se tre vjet më parë.

Paralelisht, veç kësaj mase, ulja e kredive me probleme është ndihmuar edhe nga ristrukturimi i tyre, si dhe  rritja e kredisë totale për ekonominë.

Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është që brenda vitit kreditë e pakthyera të zbresin nën nivelin 20 për qind, një target i cili me shifrat e tremujorit të dytë tashmë duket gati i arritur.

Ngadalësimi i fortë i ekonomisë dhe kriza e thellë në disa sektorë të saj bëri që pas vitit 2009, kreditë me probleme të rriten me ritme të shpejta, duke arritur deri në 25 për qind të totalit.

Ky nivel, i cilësuar si alarmant nga Fondi Monetar dhe Banka Botërore, rriti pasiguritë në sistemin financiar të vendit.

Për shkak të frikës nga moskthimi, bankat nisën të bllokojnë dhënien e kredive të reja të reja për bizneset dhe individët, duke goditur edhe më shumë rritjen ekonomike.

Tani, autoritet shpresojnë se ulja e kredive të këqija do të injektojë më shumë besim tek sektori bankar, për ta nxitur atë të kreditojë ekonominë me ritme më të shpejta, çka do të ndihmonte konsumin dhe investimet e saj.

/ Top Channel

Next Post

FOTO/ 70 vjet nga bomba në Hiroshima, ja çfarë mbeti pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In