Partia Demokratike ka vijuar edhe sot sulmet ndaj qeverisë. Ka qenë kordinatori i PD Akil Kraja që është shprehu se është qeveria që po nxit eksodin me politikat e rritjes së taksave e çmimeve.
Gjithashtu Kraja tha se Rama ka bllokuar edhe punën e bashkisë dhe projektet e saj ambicioze.
“Kryeministri i së keqes vazhdon avazin e talljes dhe poshtërimit të shqiptarëve. Shumica e qytetarëve, siç thotë raporti i Bankës së Shqipërisë marrin borxh për t’u siguruar fëmijëve bukën e gojës, ndërsa kryeministri i akuzon se nuk e duan punën. Papunësia u rrit me 7 përqind në këto 20 muaj sepse kryeministri i së keqes rriti taksat, rriti çmimin e energjisë, rriti çmimin e naftës, mbylli me mijëra biznese.
Shqiptarët po ikin se nuk kanë punë, bukë dhe shpresë. Shumica e shqiptarëve thonë se nuk presin asnjë ndryshim për vitin 2015, madje e shohin gjendjen financiare të tyre në përkeqësim.
Kryeministri i së keqes, përveç 1200 vendeve të punës në terminalin multimodal ka bllokuar dhe 2300 vende pune në bulevardin e ri, e qindra vende të tjera pune në dhjetëra projekte në qytet. Këtu ne flasim për punë reale jo për vende pune në letër”, tha Kraja









