• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Krahu i djathtë i pushtetit: Ja si e kanë pësuar ministrat e brendshëm në qeveritë e Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës

by Java News
04/02/2023 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiku i ministrave të brendshëm në Shqipëri në kohën e Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës. Duket në mënyrë sipërfaqësore sapo hapim historinë që pushtetet politike në Shqipëri e kanë patur mjaft të theksuar luftën me kundërshtarin, por dhe luftën e brendshme. Kjo ka sjellë eliminime fizike të bashkëpunëtorëve kryesorë të këtyre drejtuesve.

Fenomeni më i dukshëm është tek ata që mund të konsideroheshin krahu i djathtë i drejtuesit, në këtë rast drejtuesit e ministrisë së brendshme të cilët në pjesën më të madhe të rasteve kanë patur një fund aspak të mirë.

Ata që ishin figurat që drejtuan ministrinë e brendshme në kohën e Ahmet Zogut u arrestuan ose vranë nga regjimi pasardhës dhe ndryshe nga kjo regjimi pasardhës me në krye Enver Hoxhën i ka eliminuar nga intrigat e brendshme. Pjesa tjetër që ishin ministra në komunizëm u arrestuan pas 1991 kur ra komunizmi dhe erdhi demokracia.

Prej vitit 1924 deri në 1939 kur pushtetin e kishte Ahmet Zogu, emrat që drejtuan këtë ministri janë:

Kostaq Kota (shkurt prill 1925/maj 1928-mars 1930), u arratis në Greqi pas ardhjes në pushtet të komunistëve por u gjet nga sigurimi i shtetit dhe vuajti dënimin me burg në Burrel ku ndërroi jetë. Firma për ndërtimin e këtij burgu ishte dhënë pikërisht nga ai.

Ceno Kryeziu (prill-shtator 1925),u vra nga një atentat që në shtator të 1925.

Musa Juka (shtator 1925-shkurt 1927/nëntor 1930 – tetor 1935/nëntor 1936-prill 1939), dënuar me vdekje në mungesë pasi ja kishte dalë mbanë të arratisej që në 6 prill të 1939.

E’tem Toto (tetor 1935-nëntor 1936). Vrau veten në 1937 pas dështimit të kryengritjes së Delvinës për të mos rënë në duart e autoriteteve.

Të njëjtin fat do të kishin dhe ministrat e periudhës 1939-1944 që nuk i takon as Zogut dhe as Hoxhës.

Zef Kadarja (8 prill-12 prill 1939)

Maliq Bushati (prill-shtator 1941)

Mustafa Kruja (dhjetor 1941-janar 1943)

Eqrem Libohova (18-23 janar 1943)

Fiqiri Dine (janar-shkurt 1943/ korrik 1944-gusht 1944)

Mark Gjon Markaj (shkurt 1943-prill 1943)

Kolë Bibë Mirakaj (nëntor 1943-qershor 1944)

Ibrahim Biçaku (shtator 1944-tetor 1944).

I pari ministër i brendshëm pas pushtimit ishte Zef Kadarja që qëndroi në detyrë vetëm 4 ditë por Gjyqi Special e dënoi me vdekje.

Maliq Bushati u pushkatua. Mustafa Kruja, Eqrem Libohova, Xhaferr Deva dhe Fiqiri Dine u dënuan me vdekje në mungesë pasi ishin arratisur.

Kolë Bibë Mirakaj u pushkatua nga gjyqi special.

Mark Gjon Markaj u vra, kurse Ibrahim Bicaku u arrestua dhe vuajti 20 vite burg.

Ministrat e Brendshëm në kohën e komunizmit (1944-1991)

Haxhi Lleshi (tetor 1944-mars 1946) i vetmi që nuk u prek nga sistemi por u arrestua pas ardhjes së demokracisë si përgjegjës për krimet e komunizmit.

Koçi Xoxe (mars 1946-tetor 1948) i cilësuar për dy vite si numri 2 i regjimit Koçi Xoxe u pushkatua pa asnjë hezitim me urdhër të Enver Hoxhës.

Nesti Kerenxhi (tetor-nëntor 1948) u arrestua dhe vuajti disa vite burg.

Mehmet Shehu (nëntor 48-korrik 1954) ishte dhe kryeministër derisa në 1981 vrau veten, por dhe për këtë janë ngritur disa pikëpyetje pasi dyshohet se është eliminuar.

Kadri Hazbiu (1954-1979) më jetëgjati si ministër u pushkuatua.

Feçor Shehu (prill 1980-janar 1982) u pushkatua. Feçor Shehu ishte në rrethin familjar të Mehmet Shehut.

Hekuran Isai (korrik 1982-shkurt 1989) u arrestua pas rënies së komunizmit.

Simon Stefani (shkurt 1989-korrik 1990) u arrestua pas rënies së komunizmit.

I fundit përsa i përket sistemit komunist është Gramoz Ruçi në periudhën (shkurt-maj 1991) i vënë në akuzë për ngjarjen e 2 prillit në Shkodër, por që nuk u vërtetua asnjëherë./Alfapress.al

Next Post
Olta Gixhari reagon e revoltuar: Unë nuk e fitoj BBV. E dija që kur u futa. E ndjej

Olta Gixhari reagon e revoltuar: Unë nuk e fitoj BBV. E dija që kur u futa. E ndjej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In