• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Krahasimi i shifrave të tragjedisë 2019 me tërmetin e 1979, si reagoi struktura që u shkri pas ’90

by Ylli Pata
01/12/2019 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Tërmeti i 26 nëntorit të këtij viti është padyshim më i tmerrshmi dhe më tragjiku për shqiptarët në harkun e një shekulli.

Në vitin 1979, në Shqipëri, ra një tërmet edhe më i fuqishëm se ai  i kësaj jave por viktimat ishim në numër më të vogël, edhe pse të plagosurit ishin më shumë dhe dëmet materiale mjaft të konsiderueshme.

Një dokument i 16 prillit të vitit 1979, përkatësisht i Qendrës sizmologjike në Tiranë tregon pikërisht qartësinë dhe informacionin e bollshëm që specialistët e asaj kohe kishin për termetin e një dite më parë pra i datës 15.

Qendra sizmiologjike ishte një strukturë e specializuar dhe specifike, e cila punonte vetëm për raste tërmetesh 24 orë në 24, me turne dhe ekspertë që ishin ngushtësisht të fushës, jo thjesht me ekpertë të nivelit të lartë që do të thotë inxhinierë sizmikë e gjeologë por kishte një numër të madh punonjësisht të nivelit të dytë që merreshin non stop me matjet dhe administrimin e të dhënave.

Pas vitit 1990 qeveria shqiptare që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të 22 marsit  shkriu qendrat sizmiologjike duke nxjerrë pa punë kryesisht punonjësit e nivelit të dytë, ngaqë ata të nivelit të lartë ishin përgjithësisht profesorë universiteti dhe jepnin leksione në katedra dhe akademinë e shkencave.

Në këto 30 vjet qeverisje postkomuniste, asnjëherë ndonjë prej qeverive nuk vuri në axhendë riaktivizimin e qendrave sizmiologjike, qoftë edhe në ndonjë formë tjetër, ndoshta me katedrat e universiteteve të Gjeologji-Minierave apo të Ndërtimit, si qendra të tilla.

Vetëm po të lexosh komunikatën e 16 prillit 1979 shikon se vetëm me një grup specialistësh mund të arrihet lehtësisht pa konfuzion, bujë e përplasje mediatike një produkt i shpejtë, i saktë dhe natyrisht mjaft informative

Komunikatat zyrtare të 16-17 prillit 1979

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme

Tiranë më 16.4.1979

Komunikatë operative nr.89

Qendra sizmologjike, Tiranë

Më 15.4.1979 ora 07.19 një tërmet shumë i fortë me magnitudë 7.25 sipas shkallës Rihter ndodhi 130 km në veriperëndim të Tiranës, me epiqendër në detin Adriatik. Intensiteti i tërmetit në epiqendër ka qenë mbi 9 ballë sipas shkallës MSK-1964. Është ndër tërmetet më të fortë të regjistruar në këtë shekull në territorin e Ballkanit.

Në territorin e vendit tonë, në bregun e lumit Buna intensiteti i tërmetit ka qenë rreth 8 ballë MSK-1964. Tërmeti shkaktoi 35 të vdekur dhe 176 të plagosur në rrethet e Shkodrës dhe të Lezhës. Në këto dy rrethe u shkatërruan 1730 shtëpi banimi dhe u dëmtuan 5115 shtëpi banimi, objekte ekonomike dhe social kulturore. Dëme u shkaktuan edhe në rrethet Krujë, Pukë, Dibër, Tropojë, Mat dhe Mirditë. Lëkundjet e këtij tërmeti u ndjenë në të gjithë territorin e vendit tonë, si dhe në gjithë Jugosllavinë, Greqinë Veriore, në Bullgari, në Itali, në Austri dhe në Gjermaninë jugore. Tërmeti shoqërohet me shumë pas goditje. Deri në orën 21.00 stacioni qendror i Tiranës ka regjistruar 206 pasgoditje, disa nga të cilat kanë patur magnitudë mbi 4.0. Më e forta nga to ndodhi në orën 15.43 me magnitudë rreth 6, sipas shkallës Rihter; lëkundjet e kësaj goditjeje janë ndjerë edhe në Tiranë.

Nga njoftimet e Degëve të Punëve të Brendshme rezulton se në Shkodër veç të vrarëve e të pla..gosurve janë dëmtuar 80 % e shtëpive të zonës së Velipojës, Bushatit, Barbullushit, në zonën e Dajçit dhe në fshatin Pentarë janë rrënuar krejtësisht 80% e shtëpive. Janë dëmtuar rëndë banesat e pikave kufitare Reç, Pulaj, Rushkull e Pentarë, kurse në efektiv nuk ka asnjë dëm. Në Lezhë ka dalë jashtë përdorimit furra e bukës të qytetit, është dëmtuar depoja e vjetër e ujit të pijshëm të qytetit, rrjeti elektrik dhe ai i ujit, ndërsa në fabrikën e letrës kanë ndërprerë prodhimin dy reparte.

Në Rrëshen ka patur 3 të plagosur, 3 shtëpi të shkatërruara dhe 40 të dëmtuara. Në Krujë është plagosur një person, janë dëmtuar 10 shtëpi dhe është dëmtuar lehtë ura e Matit (qarkullimi vazhdon normalisht). Në Mat janë dëmtuar 26 shtëpi. Në Dibër janë dëmtuar krejtësisht 7 shtëpi, ndërsa të tjera janë dëmtuar pjesërisht (midis tyre 8 objekte social kulturore). Është dëmtuar lehtë godina e p.k. Milninë dhe e pikës në hapjen në Fushë Çidhën. Kanë ngordhur 5 kokë dhi. Në Durrës në qytet janë dëmtuar rreth 80 ml mure rrethuese shtëpish, linja telefonike Manzë-Ishëm është ndërprerë, ndërsa në shkollën industriale të ndërmarrjes së peshkimit janë rrëzuar 30 ml mure rrethuese. Në Kukës është pla..gosur një person dhe janë rrëzuar disa oxhaqe (në Bushtricë), ndërsa në fshatin Arrëz u rrëzua një depo plehu kimik dhe disa oxhaqe.

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme

Tiranë më 17.4.1979

Komunikatë operative nr.90

Qendra sizmologjike, Tiranë

Deri në orën 21.30 datën 16.4.1979 stacioni qendror i Tiranës ka regjistruar gjithsej 513 pasgoditje të tërmetit të datës 15.4.1975. Pasgoditja më e fortë ra në orën 11.04 me intensitet në qendër 7 ballë MSK-1964, në Shkodër 6 ballë, ndërsa në Tiranë 3 ballë. Nga studimi i shpërndarjes së hapësirës së pasgoditjeve të tërmetit të datës 15.04.1979 rezulton se aktiviteti sizmik zë në zonë thuajse lineare me gjatësi rreth 100 km përgjatë bregdetit Adriatik, rreth 20-30 km larg bregut, nga Ulqini deri në Hercegovinë. Lëkundjet sipas mendimit tonë, do të vazhdojnë dhe për një kohë relativisht të gjatë.

Next Post
Traumat nga tërmeti/ Mjekja psikiatre: Kështu mund ta gjeni qetësinë e humbur

Traumat nga tërmeti/ Mjekja psikiatre: Kështu mund ta gjeni qetësinë e humbur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

March 15, 2026
Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

March 15, 2026
Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

March 15, 2026

A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

March 15, 2026
“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

March 15, 2026
Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

March 15, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In