Festa pas eventit “Oscars 2020” mori vëmendje të madhe, ku morën pjesë emra të njohur të tregut ndërkombëtar dhe treguan zgjedhjet që kishin bërë në veshje.
Mes tyre ishte edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, e cila nuk hezitoi të tregonte linjat e mira trupore me një fustan transparent.
Mediat e huaja e kanë cilësuar si një prej paraqitjeve më seksi të këtij viti.
Krah saj renditen edhe emra të famshëm si Jennifer Lopez, Emily Ratajkowski dhe Hailey Bieber.