• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ ‘ultimatum’ kryetarëve të bashkive: Të mos cenohen KZAZ-të, do mbani përgjegjësi penale

by Java News
14/06/2019 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu është përgjigjur kryetarëve opozitarë të bashkive që e kanë vënë në dijeni sot se do të zbatojnë dekretin e Presidentit të Republikës për 30 qershorin dhe kanë kërkuar lirimin e ambienteve nga KZAZ-të.

KQZ thekson se KZAZ-të kanë detyrim të afishojnë listat përkatëse duke kërkuar të mos cenohen KZAZ-të, pasi Parlamenti ka kërkuar që të vijojmë detyrat.

DEKLARATA E PLOTË
Sot, kryetaret e bashkive Mat, Kamëz, Kavajë, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Delvinë, Shkodër, Tropojë, kanë kërkuar shkresërisht lirimin e mënjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur selitë e KZAZ-ve dhe Vendet e Numërimit të Votave, si edhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve ose heqjen tyre nga ambjentet e shkollave që janë në administrim të bashkive.
Gjithashtu, edhe kryetarët e bashkive Peqin dhe Përrenjas, kanë ndërmarrë veprime përmes të cilave nuk po lejojnë KZAZ-të të ushtrojnë detyrat e tyre në ambjentet e selive të KZAZ-ve apo VNV-ve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerëson se këto kërkesa dhe veprime janë në shkelje flagrante të dispozitave të Kodit Zgjedhor, parimeve të përgjithshme të tij, dhe i ngarkojnë kryetarët e këtyre bashkive me përgjegjësi penale dhe administrative sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë përmes Rezolutës “Mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10 928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më datë 14 qershor:
-ka kërkuar që KQZ të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit për zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019, në zbatim të dekretit të Presidentit nr. 10 928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”;
– ka bërë thirrje për të gjithë organet publike, që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019, të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Sa më sipër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sjell në vëmendje të kryetarëve të bashkive të sipërcituara se:
KZAZ-të, në respektim të përcaktimeve të nenit 33 të Kodit Zgjedhor, janë përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor në Bashkitë përkatëse sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ;

KZAZ-të në zbatim të detyrimit të përcaktuar në nenin 56, pika 3, të Kodit Zgjedhor kanë detyrimin për të afishuar listat e zgjedhësve pranë qendrave të votimit përkatëse.
KQZ me vendime, ka caktuar vendodhjen e VNV-vë në ambientet për të cilat kërkohet lirimi i menjëhershëm në një kohë kur ligji zgjedhor i detyron të gjithë strukturat e pushtetit vendor që ti vënë këto ambjente në dispozicion të KZAZ-ve dhe të krijojnë kushte për mbarëvajtjen e punës për përgatitjen e procesit.

Duke ndarë me opinionin publik shqetësimin për situatën e krijuar në këto bashki, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i bën thirrje dhe kërkon reflektimin të menjëhershëm për të mos penguar apo cënuar punën e KZAZ-ve në përmbushje të përgjegjësive dhe detyrave të tyre, pengesa të cilat ndikojnë në punën e KQZ-së mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Në rast të mosreflektimit pas këtij komunikimi, vijimit të qëndrimeve apo veprimeve në cënim të punës për administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019, KQZ në përmbushje të detyrës dhe përgjegjësive të tij, do të ndërmarrë veprimet sipas përcaktimeve të ligjeve në fuqi, për të shmangur çdo pengesë apo qëndrim që tenton të cënojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019./l.m

Next Post
Ekstradimi i Assanges! Britania do të vendosë në shkurt për amerikanin

Ekstradimi i Assanges! Britania do të vendosë në shkurt për amerikanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

February 12, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Betejat populiste me kauza gjysmë të ndershme

February 12, 2026
“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

February 12, 2026
“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

February 12, 2026
Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

February 12, 2026
“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

February 12, 2026
Aleanca ushtarake, Vengu i përgjigjet Vuçiç: Nuk është traktat i fshehtë në dëm të fqinjëve, por një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane!

Vengu: NATO njeh Korridorin 8 si korridor sigurie, Shqipëria në zemër të planeve strategjike

February 12, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Inflacioni në 2.3% në janar, shtyhet nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
“1.7 mld lekë në dispozicion për pensionistët ”/ Ministrja Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit

Durana Tech Park/ Ibrahimaj: Sjell transformim ekonomik të vendit përmes inovacionit dhe teknologjisë

February 12, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kuvendi, rezolutë kundër Hagës/ Çupi: Berisha përndoqi aktivistët e UÇK me porosi të Beogradit

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In