Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot he qjen e mandateve për deputetët Shkëlqim Selami, i dalë LSI dhe të Dashamir Tahirit, i dalë PDIU.
Me vendimin e sotëm pritet të hapen procedurat për zëvendësimin e tyre. Në listën e LSI për qarkun Vlorë ku u zgjodh Shkëlqim Selami, pas tij rezulton Flamur Çelaj, i cili aktualisht mban postin e drejtorit ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil.
Çelaj mund të leshojë vendin për Katina Gogan, e cila është e 3-ta në listë por favorizohet nga ligji për barazinë gjinore. Deputeti Dashamir Tahiri, i zgjedhur po në Vlorë e PDIU, pritet t’i lërë vendin e Edmond Zejnos.
Dy deputetët pritet të ankimojnë vendimin e KQZ në Gjykatën Administrative, e cila do të vendosë përfundimisht për fatet e mandateve të tyre./a.m.