KQZ ka shtyrë vendimin për datën e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Elbasan dhe Kamëz. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se po pritet vendimi për Kuçovën dhe se në Rrogozhinë nuk do të kryhet votimi elektronik pasi sipas tij nuk ka kohë për fushatë sensibilizimi për votuesit.
Kujtojmë se para 3 ditësh, KQZ doli me një projekt-vendim për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë Rrogozhinë. Në dokumentin zyrtar thuhej se u vendos që zgjedhjet të përsëriten në datën 23 Korrik 2023.
Por, mesa duket një vendim i tillë është kundërshtuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë u vendos pasi kutia e burgut u bë përcaktuese për fitoren e socialistëve.
/f.stafa