Pjesëmarrja e ulët në disa zonat Shqipërisë, për shkak të Festës së Bajramit dhe temperaturave të nxehta ka bërë qe Komisioni Qendror i Zgjedhjes të diskutojë mundësinë e shtyrjes së orarit kur do të mbyllen kutitë e votimit. Në KQZ u propozua që mbyllja e votimit të shtyhet nga ora 19:00 në 20:00.
Fakti se kategoria e listës së zgjedhësve në faqen e KQZ nuk aksesohet është diskutuar në mbledhjen e KQZ, në prag të mbylljes së procesit të votimit. Ekspertët e mbledhur sqaruan se nuk është problem i faqes së KQZ, por i faqes së Ministrisë së Brendshme ku ata marrin linkun.
“Nëse nuk hapet linku ynë, do të thotë se problem është tek linku i Ministrisë së Brendshme dhe ne problemin e kemi adresuar”
a.ç