Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë; ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për të mos i hequr mandatin Kreshnik Hajdarit, kryetar i bashkisë së Kuçovës.
KQZ ka marrë vendimin për të mos i ndërprerë mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, i cili nuk kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit dënimin nga Greqia për kalim kufiri në 23 qershor të vitit 1999, i cili i ishte konvertuar me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se nuk ka shkak ligjor që t’i ndërpritet mandati, pasi ky dënim nuk e pengon për të kandiduar. Celibashi tha se KQZ ka mbajtur qëndrimin që subjekti s’ka detyrim për të paraqitur në formularin e vetëdeklarimit rrethana që nuk e ndalojnë që të marrin zyrën publike.
/f.s