Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot me shtatë vota pro fitoren e Erjon Veliajt në Bashkinë e Tiranës.
Pas marrjes së mandatit nga kandidati i mbështetur nga maxhoranca do të pritet edhe ndarja e mandateve që do të bëjë KQZ-ja për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Sipas procedurës, Prefekti do të thërrasë mbledhjen e parë të Këshillit, i cili pas konstituimit i hap rrugë edhe marrjes zyrtarisht të detyrës nga Veliaj.