• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ lehtëson procedurat për regjistrimin e votuesve në diasporë, ja lista e dokumenteve që duhen

by S T
02/11/2024 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KQZ lehtëson procedurat për regjistrimin e votuesve në diasporë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka lehtësuar procedurat e regjistrimit të votuesve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Në mbledhjen e Komisionit Rregullator u vendos për të hequr kufizimet për pronësinë e shtëpisë apo të një kontrate të rregullt qiraje.

Zgjedhësit shqiptarë jashtë territorit do të duhet të paraqesin të paktën një dokument nga këto që listohen më poshtë, me të cilin të vërtetojnë qëndrimin jashtë.

Lista e dokumenteve për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë:
Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës
Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj
Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar
Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë
Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë , gazit
Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital
Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë
Dokument i lëshuar nga shteti i ku ka vendbanimin ose kamp emigracioni
Leje drejtimi automjeti (patentë)
Këto ose çdo dokument tjetër i lëshuar në shtetin e huaj, që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit, shërbejnë për regjistrimin e tyre në zgjedhjet e vitit 2025.

Sipas kryetares së Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano, e cila propozoi pikën e fundit të këtij projektvendimi, “kjo i hap rrugën edhe dokumenteve të tjerë që mund të përdoren, por e rëndësishme është të përputhen me adresën e vetëdeklaruar”.

Po ashtu, Komisioni Rregullator miratoi edhe kufizimin e numrit të shtetasve që kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nga një adresë.

Konkretisht numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë që aplikojnë në platformën elektronike të regjistrimit nuk mund të jetë më shumë se 6 persona. Përjashtim nga ky rregull do të bëhet vetëm për arsye të përligjura dhe pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor (PER) do të lejojë regjistrimin e më shumë shtetasve shqiptarë.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike propozoi që në projektvendim të shtohet edhe një pikë tjetër që garanton monitorimin e këtyre dokumentacioneve. PD kërkoi që “ky proces të mbikëqyret dhe monitorohet nga auditët teknicienë të propozuar nga partitë politike, të akredituar në KQZ e të mbikëqyrur nga Nënkomisioneri dhe Komisioneri Shtetëror për zgjedhjet”.

Për të votuar nga jashtë, emigrantët do të duhet të ngarkojnë nga interneti, në platformën që do të ndërtohet nga KQZ-ja, një dokument ku të provojnë adresën e banimit ku do iu dërgohet zarfi me fletën e votimit.

Next Post
“Pi më shumë se 10 kafe në ditë”, Rama jashtë “kornizës” së politikanit: Nuk fle shumë!

“Pi më shumë se 10 kafe në ditë”, Rama jashtë “kornizës” së politikanit: Nuk fle shumë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In