Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po diskuton sot për zgjedhjet në Dibër. Partia Socialiste përmes përfaqësuesit të saj, Eridian Salianji kërkoi shtyrjen e afatit të regjistrimit të kandidatëve, ndërsa PD kundërshtoi.
Sipas përfaqësuesit të PD-së, Njazi Kosovrasti u shpreh se: “PS e dinte që do zhvilloheshin zgjedhjet, e dinte që kandidati i saj bëri zullumin e madh, çfarë prisnin këta që Gjykata Kushtetuese ta kthente në detyrë? S’jam dakort, të mos ketë shtyrje për kandidatët”.
Ndërsa më herët kryetarja e KQZ-se, Lefterie Luzi tha se ne rend dite jane 14 pika per tu diskutuar.