Ditën e sotme, në orën 16:00 Komisioni i Posaçëm për Zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së do të zhvillojë një dëgjesë me 27 kandidatët.
Kjo dëgjesë do të zhvillohet për pozicionet e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Kandidatët me të cilët do të zhvillohet dëgjesa:
1. Admir Drago KOMISIONER + rregullator + KAS
2. Agim Paskali rregullator + KAS
3. Agron Haxhimihali KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator
4. Agron Sulshabanaj KAS
5. Arben Xhiku KOMISIONER + rregullator
6. Arben Isaraj KAS
7. Ardjan Myslimaj KOMISIONER + rregullator
8. Arens Çela rregullator + KAS
9. Behar Zeneli rregullator
10. Besnik Maho KAS
11. Bledar Skënderi KOMISIONER
12. Drita Avdyli KOMISIONER + rregullator
13. Dritan Çaka KOMISIONER + rregullator + KAS
14. Elona Bano rregullator
15. Elvin Lako KOMISIONER + rregullator + KAS
16. Elvis Çefa nënkomisioner + rregullator + KAS
17. Emiliano Braho rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator)
18. Esmir Rringaj KAS
19. Fatmir Tafaj KAS
20. Farie Osmani KAS
21. Florian Beqiraj rregullator + KAS
22. Gentian Rumano KAS
23. Haki Mustafa KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator
24. Halil Hyseni KOMISIONER
25. Helga Vukaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS
26. Hysen Osmanaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS
27. Ilirjan Rusmaili KOMISIONER + KAS
Më 17 shtator Kuvendi votoi me 95 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim ngritjen e Komisionit të Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së. Kryetari i këtij komisionit do të jetë Damian Gjiknuri kryetar, ndërsa anëtarët e tjerë nga Partia Socialiste janë Adnor Shameti dhe Alket Hyseni. Ndërkohë anëtarët nga opozita parlamentare janë Myslim Myurrizi dhe Edmond Stojku dhe nga opozita jashtëparlamentar do të jetë Oerd Bylykbashi. Komisioni parashikohet të përmbyllë veprimtarinë deri më 2 tetor.
g.kosovari