Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon nga Drejtoria e Gjendjes Civile numrin e saktë të personave me të drejtë votimi që u skadon karta e identitetit dhe pasaportat biometrike para 25 prillit.
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, KQZ kërkon gjithashtu ti vendoset në dispozicion dhe numri i realizimit të kërkesave për rinovim të ID para zgjedhjeve.
Shkëmbimi i informacionit bëhet para se KQZ të vendosë bashkë me Ministrinë e Brendshme nëse do të shtyhet vlefshmëria e kartave dhe pasaportave për zgjedhje.
Disa ditë më parë PD kërkoi që afati i skadimit të pasaportave dhe kartave të identifikimit të shtyhet deri në 30 prill, në mënyrë që të kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet parlamentare.
/a.r