Kreu i PL-së, Ilir Meta i është përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv, Danjela Maloku e cila e pyeti lidhur me fshehjen e emrit të tij si kryesues i koalicionit me Berishën. Meta u shpreh se nuk ka rëndësi se çfarë vendos KQZ sepse demorkatët e dinë mirë se kë duhet të votojnë më 14 maj.
“Së pari, demokratët e dinë shumë mirë se s’do kishte qenë e lehtë për ta në 2005 nëse s’do ishte LSI, ata e dinë rëndësinë e asaj partie në atë rotacion historik.
Demokratët e dinë se nuk e ka lënë Meta PD-në dhe opozitën pa këshilltar, s’ja ka dhuruar Meta pushtetin lokal Ramës. Përkundrazi, qëndrova vetëm si President përballë tij. Demokratët e dinë mirë se kush ishte ai palaço që nuk e regjistroi në KQZ, sepse nuk e linte Rama. Janë pikërisht këta që i shërbejnë Ramës sepse jo vetëm demokratët e shumë parti të tjera që janë në mbështetje tanët, gjithashtu dhe socialistët e zhgënjyer që do i ndëshkojnë me votën e tyre Rilindjen më 14 maj. S’ka interes së çfarë vendos KQZ, të gjithë e dijnë shumë mirë dhe Rama dhe ramarucët nuk i shmangen dot së vërtetës. Në Tiranë do fitojë Belind Këllici, s’ka tjetër, po pati le t’i dalë përballë. Përballë Carës është dikush? Në Elbasan po ashtu është Luçiano Boçi. Në Tiranë ja ku e kemi listën, s’është këtu, as Berisha as Meta është Ilir Alihmehmeti, ja kush është.”- tha Meta.
/s.f