Ish-deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi vijon betejën ligjore në gjykatë, tre ditë pasi KQZ i hoqi mandatin.
Rakipi ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative ku kërkon shfuqizimin e një vendimi të Kuvendit, për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Në reagimin e parë pasi iu hoq mandati Rakipi akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mori një vendim “jo transparent dhe me dyer të mbyllura”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin Rakipit me 5 vota pro pas kërkesës së Prokurorisë me argumentin se ai prekej nga ligji i dekriminalizimit.
Nga ana tjetër ambasada amerikane, e quajti vendimin e KQZ për heqjen e mandatit të deputetëve Rakipi dhe Rehovica, “provë pozitive”.
a.ç