Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimin lidhur me shpërndarjen e fondeve për partitë politike.
KQZ miratoi projektvendimin “Për shpërndarjen e fondeve vjetore, partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2020”.
KQZ vendosi të shpërndajë fondin prej 140 milionë lekë të vjetra për këto parti:
Partia Socialiste e Shqipërisë- 63.417.047 lekë
Partia Demokratike- 38.911.877 lekë
Lëvizja Socialiste për Integrim- 20.012.797 lekë
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet- 7.447.477 lekë
Lista e Barabartë (LIBRA) e themeluar nga Ben Blushi – 4.841.667 lekë
Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit – 5.369.137 lekë.
g.kosovari