Komisioni Qendror Zgjedhor gjatë mbledhjes së sotme ka plotësuar vakancën pas përjashtimit të dy deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri si pasojë e ligjit të dekriminalizmit. KQZ ka vendosur që në vend të Shkëlqim Selamit nën siglën e LSI në Vlorë, deputet të emërohet Flamur Celaj, ndërsa vendin e ish- deputetit të PDIU, Dashamir Tahiri do e zërë Edmond Zejno në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas KQZ, Flamur Celaj dhe Edmond Zejno u votuan me 7 vota pro, ndërsa ata plotësojnë kushtet për zëvendësimin e deputetëve të përjashtuar. Deputetët e rinj pritet të bëjnë betimin në seancën e ardhshme plenare .
ma.me










