Ndërsa Fushata për zgjedhjet ka filluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të miratojë sot akreditimin e 31 vëzhguesve afatgjatë, pjesë e misionit të OSBE/ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Shqipëri.
Ashtu si është thënë, ekipi vëzhgues kryesohet nga ekspertja britanike Audrey Glover dhe ajo personalisht e ka nisur zyrtarisht misionin në Tiranë më 15 maj. Që nga viti 1996 ky është misioni i 12-të që ODIHR sjell në Shqipëri, ndërsa i fundit ishte ai që monitoroi zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013.