• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KPK e pezulloi nga detyra/ Prokurorja i rikthehet shkollës, trajnim 1-vjeçar për magjistraturë

by
14/07/2021 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas problemeve të shumta me kriterin profesional, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë nga detyra për një vit prokuroren e Lezhës, Riselda Fishta, duke e detyruar atë që të kryejë trajnimin 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e pezullimit nga detyra për një vit të prokurores së Lezhës, Riselda Fishta e cila do t’i nënshtrohet gjatë kësaj periudhe trajnimit profesional në Shkollën e Magjistraturës.

Vendimi i Komisioni erdhi pas konstatimeve të problemeve të shumta në kriterin profesional. Ndërkohë, Fishta u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 12 korrik, u evidentua një listë e gjatë problemesh të konstatuara nga dy inspektime, një i kryer nga Prokuroria e Përgjithshme dhe një prej Ministrisë së Drejtësisë, ku në të dyja rastet prokurorja Fishta është ndëshkuar me masë disiplinore vërejte, në një rast me paralajmërim për shkarkim.

Subjektit i ishte kaluar barra e provës për dhjetra çështje për moskryerje të hetimeve dhe zvarritje të proceseve hetimore.

Fishta pranoi problemet e konstauara gjatë inspektimit të parë për periudhën 2012-2014 duke u justifikuar se ishte në fillesat e ushtrimit të detyrës. Ndërsa gjetjet e inspektimit të dytë i kundërshtoi si të pabazuara.

Megjithatë Komisioni kreu verifikim rastësor për disa çështje të hetuara në vitet e mëvonshme nga subjekti, prej nga janë evidentuar sërish probleme.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për prokuroren Fishta kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa(Bungo) dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Riselda Fishta përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Ajo punon prej një dekade si prokurore në Prokurorinë e Lezhës. /BIRN/

/b.h

Next Post
Kontrollet/ Dy javët e para të korrikut, 12 shoferë të arrestuar dhe 1,349 të gjobitur në Durrës

Kontrollet/ Dy javët e para të korrikut, 12 shoferë të arrestuar dhe 1,349 të gjobitur në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë, Hoxha: Shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare

Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë, Hoxha: Shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare

April 16, 2026
Shteti nuk behet me kërrcunj Doktor

Shteti nuk behet me kërrcunj Doktor

April 16, 2026
Taulant Balla padit për shpifje Sali Berishën, zbardhen detajet nga padia

Taulant Balla padit për shpifje Sali Berishën, zbardhen detajet nga padia

April 16, 2026
SHBA nis operacionin për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

SHBA nis operacionin për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

April 16, 2026
Kamëz/ Qëlluan me sende të forta një person duke e plagosur rëndë, merr fund arratia e dy autorëve

Kamëz/ Qëlluan me sende të forta një person duke e plagosur rëndë, merr fund arratia e dy autorëve

April 16, 2026
Masakra e 21 janarit/ Xhaxhai i Aleks Nikës kërkon ndihmë nga deputetët në Kuvend: Hetimet po zvarriten, rezolutë për SPAK

Masakra e 21 janarit/ Xhaxhai i Aleks Nikës kërkon ndihmë nga deputetët në Kuvend: Hetimet po zvarriten, rezolutë për SPAK

April 16, 2026
Tragjedi në Kosovë! Shpërthen bombola e gazit, humbin jetën babai me dy fëmijët

Tragjedi në Kosovë! Shpërthen bombola e gazit, humbin jetën babai me dy fëmijët

April 16, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Jakova” në zonën e Bregut të Lumit, Ristani: Gati për të mirëpritur 500 fëmijë

Transformohet shkolla “Kolë Jakova” në zonën e Bregut të Lumit, Ristani: Gati për të mirëpritur 500 fëmijë

April 16, 2026
Papa kritika ndaj udhëheqësve që “investojnë në luftë”: Bota u shkatërrua nga një grusht tiranësh

Papa kritika ndaj udhëheqësve që “investojnë në luftë”: Bota u shkatërrua nga një grusht tiranësh

April 16, 2026
“Duke përsëritur mësimet”! Rama reagon nga Roma, në prag të takimit me Melonin

“Duke përsëritur mësimet”! Rama reagon nga Roma, në prag të takimit me Melonin

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In