Është shkarkuar përfundimisht nga detyra gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari. Mësohet se Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për sharkimin e tij. Gjatë hetimeve nga KPK rezultoi se në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit kishte kontradikta mes çmimit të blerjes dhe sipërfaqes. Po ashtu u konstatuan se Dizdari kishte lidhje me persona me precedentë.
/a.meta