• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KPA rrëzon SPAK-un, konfirmon me shumicë votash Valentin Preçin

by B K
26/02/2025 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të martën, me shumicë votash, të lërë në fuqi vendimin e konfirmimit në detyrë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Tiranës Valentin Preçi, duke rënë ndesh me qëndrimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, i cili, si palë në procesin e vetting-ut, kishte kërkuar shkarkimin e Preçit.

Sipas vendimit te shkurtuar, rreth të cilit kemi arritur të informohemi, nga trupi gjykues i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo anëtarë, Ina Rama dhe Sokol Çomo kane qenë në pakicë duke votuar kundër konfirmimit, ndërsa tri gjyqtaret e tjera kanë votuar pro.

Ky vendim që u shpall live në faqen zyrtare të Kolegjit, mund të konsiderohet së paku i guximshëm për KPA-në e vetting-ut në përgjithësi dhe tre gjyqtaret në shumicë në veçanti, pasi jo vetëm Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani që zëvendëson në vetting Komisionerin Publik, pas përfundimit të mandatit të këtij të fundit, por edhe vëzhguesi i ONM-së, kanë evidentuar problematika të Preçit në të tria kriteret e vlerësimit, figurën, pasurinë dhe profesionalizmin.
Gjatë seancave gjyqësore të zhvilluara në Kolegj, vëzhguesi i ONM-së paraqiti një gjetje, ku silleshin rrethana që e implikonin prokurorin në lidhje me persona të papërshtatshëm dhe konflikt interesi. Këto rrethana u provuan edhe nga drejtuesi i SPAK Altin Dumani, i cili, në qëndrimin që parashtroi për gjetjen e ONM-së tha se prokurori Preçi ka komunikuar disa herë me Arben Frrokun, disa muaj para një udhëtimi që kanë kryer së bashku e më vonë me vëllain e tij Mark Frroku, si dhe kërkoi përfundimisht shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi për probleme në të tre kriteret.
Për pasurinë, Dumani kishte konstatuar se prokurori Preçi gjendet në mungesë të burimeve financiare të ligjshme dhe se ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë. Konkluzionet lidhen me një apartament e një garazh në Tiranë; me shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA, të bashkëshortes; si dhe mbi pretendimet për mbulimin e disa shpenzimeve nga babai i kësaj të fundit, për shlyerjen e disa kësteve të një kredie.

Kreu i SPAK kishte deklaruar gjithashtu se subjekti gjendej në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm dhe në kriterin e pastërtisë së figurës. Sipas tij, Prençi nuk kishte plotësuar saktë formularin e deklarimit të figurës, lidhur me kontaktet me vëllezërit Mark dhe Arben Frroku, të hetuar për vepra të rënda kriminale dhe krim të organizuar.

Preçi ishte i konfirmuar në detyrë më 10 janar të vitit 2024 me shumicën e votave të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, që kreu procesin e rivlerësimit të tij. Bazuar në një rekomandim të ONM-së, ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Next Post
Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve

Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In