• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KPA ka kërkuar nga DSIK, deklasifikimin e një materiali sekret shtetëror për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese

by Java News
16/10/2019 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi doli ditën e sotme para Komisionit të Pavarur të Apelimit, pasi Komisioneri Publik, apeloi vendimin e KPK-së, me arsyetimin se nuk justifikonte pasurinë.

KPA ka kërkuar nga DSIK, deklasifikimin e një materiali sekret shtetëror lidhur me blerjen e një apartamenti dhe një makine.

Informacioni shtesë ka të bëjë me apartamentin e tij, pasi pronari nga i cili e ka blerë, është dënuar për moskallëzim krimi.

Po ashtu, Muçi makinën e ka blerë nga person që ka qenë i proceduar për drejtim të makinës në gjendje të dehur dhe kundërsthim të forcave të Policisë.

Për këto dy fakte, Muçi thotë se lidhja me personat në fjalë është vetëm kontraktuale dhe asgjë më shumë.

“Paraqitja për informacion të ardhur pas fazës së parë, është sensitiv dhe i prekshëm. Për opinionin publik dhe padyshim edhe për mua. Gjatë seancave të kaluara, opinionit publik i kemi dhënë një gjysmë të vërtetë, pa i treguar përmbajtjen e informacionit të deklasifikuar tashmë nga DSIK.

Por dua të sqaroj opinioni publik kush janë personat dhe me çfarë akuzohen. I pari është administratori i kompanisë, i dënuar për moskallëzim krimi, personi që mua më ka shitur apartamentin mua. Unë nuk kam fakte për situatën. Personi tjetër i lidhur, është shtetas që unë i kam blerë një mjet. Ai është proceduar dy herë nga Prokuroria. Është dërguar në gjyq për drejtim në gjendje të dehur të mjetit dhe kundërshtim të punonjësit të policisë. E kisha të vështirë ta gjeja veten në këto fakte të KPA dhe shkakun që unë lidhem me ata persona, pasi lidhja ime me ta është vetëm kontraktuale dhe asgjë më tepër.”, tha Muçi.

Me tej, Muçi është shprehur se këmbëngulja e KP për ta përdorur si provë nuk ka asnjë vlerë për procesin në fjalë.

“Opinioni publik është hermuar me këtë informacion gjysmë të vërtetë përgjatë kësaj kohe, deri në momentin kur u deklasifikua dokumenti. Këmbëngulja e KP për ta përdorur si provë nuk ka asnjë vlerë për procesin në fjalë.”, deklaroi Besnik Muçi gjatë seancës në KPA.

Komisioneri Publik ka paraqitur para KPA materialin dhe argumentet pse është parë e nevojshme të kërkohet që ai të përdoret.

“Në shqyrtim dhe vlerësim në tërësi të përmbajtjes së informacionit të DSIK e cila në thelb përmban dokumentacion të përcjellë nga Drejtoria Gjyqësore e Prokurorisë së Përgjithshme për personat e tjerë të lidhur me subjektin e rivlerësimit, rrethanat dhe faktet e paraqitura në të, në vështrim të nenit 4, pika 2 e ligjit nr. 84/2016, mund të shërbejnë në vlerësimin tërësor të çështjes dhe procedurave rivlerësuese për subjektin e rivlerësimit.

Konstatojmë se personat e tjerë të lidhur me subjektin, të proceduar penalisht për veprat penale të përmendura në këtë informacion, nuk përmbushin kriteret për t’u cilësuar si persona të përfshirë në krimin e organizuar e për rrjedhojë, të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt e të vetme, në vlerësimin e kriterit të figurës për subjektin e rivlerësimit, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin DH te Kushtetutës.

Por Komisioneri Publik çmon se ky informacion, në konsideratë të raportit dhe të marrëdhënieve të pranuara nga vetë subjekti i rivlerësimit , gjatë hetimit administrativ të Komisionit, sikurse ëtshë nga rrethanat e dala nga vlerësimi i kriterit të kontrollit të pasurisë, që rezulton i proceduar penalisht, shtetasi A.I, sikurse deklaron edhe ne deklaratën Vetting detyrues ndaj këtij shtetasi në vlerën 21 000 euro, mund të shërbejë si rrethanë dhe argument se subjekti i rivlerësimit mund të vihet lehtësisht nen presionin e strukturave kriminale në referim”, ka qenë argumenti i Komisionerit Publik.

Seanca është shtyrë për 60 minuta.

g.kosovari

Next Post
Largohet drejtori i burgut të Reçit Gëzim Selimi, ja kush e zëvendëson

Largohet drejtori i burgut të Reçit Gëzim Selimi, ja kush e zëvendëson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

February 1, 2026
Minxhozi: Presidenti i ka pritur këta zotërinjtë që kërkojnë dialog dhe nuk janë paraqitur. Janë nisur të…!

Në ora 6 pas lufte te pijetorja “Te gota”!

February 1, 2026
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

February 1, 2026
VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

February 1, 2026
Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

February 1, 2026
Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

February 1, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë, Veliaj përballë Dumanit e Dados në GJKKO

February 1, 2026
“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

February 1, 2026
Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

February 1, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In