• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kovaçiç: Jemi më të mirë, Argjentina vetëm Messin ka

by A R
20/06/2018 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesfushori kroat i Realit të Madridit, Mateo Kovaçiç këmbëngul se nuk ka asnjë arsye për ta që t’u frikësohen rivalëve të radhës në grupet e Kupës së Botës, Argjentinës, pasi nëse do t’i marrësh emrat një për një, sipas tij “jemi më të mirë sesa ata”, me përjashtimin që nuk mund të mos e pranonte të 5 herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messi.

Të dyja ekipet do të ndeshen për grupin D pas rezultateve kontrastuese të raundit të parë, me Kroacinë që e nisi me fitore ndaj Nigerisë, ndërsa Argjentina u ndal në barazim 1-1 nga Islanda.

Kovaçiç, i cili luajtur 12 minutat e fundit gjatë fitores 2-0 të ballkanasve kundrejt afrikanëve, mendon se nuk ka shumë dallime mes dy kombëtareve rivale, nëse nga “Albicelestet” hiqet emri i Messit.

“Argjentina varet shumë nga Messi, edhe pse ata kanë një ekip të mirë në pozicionet e tjera”, ka thënë ai për reporterët. “Është pikërisht Messi që duhet të përkujdeset për ata thuajse gjatë të gjithë kohës. Ai është një fenomen dhe kjo është e padiskutueshme, sepse mund ta zgjidhë një ndeshje i vetëm në çdo moment. Megjithatë, ne nuk duhet të kemi frikë nga Argjentina, pasi individualisht jemi më të mirë sesa ata, me përjashtim të Messit. Thënë këtë, ne duhet të luajmë siç dimë ne, e jo nën imponimin e lojës së tyre”.

Një fitore e mundshme më 21 qershor do të bënte që kombëtarja e drejtuar nga Zlatko Daliç të siguronte kualifikimin në raundin e 1/8-ave, një sukses që Kroacia e ka arritur vetëm një herë në 3 kompeticionet e fundit të Kupës së Botës.

Ky moment shënohet pikërisht 20 vite më parë, në prezantimin e parë të kroatëve pas pavarësisë nga ish-Jugosllavia, kur Kroacia do të arrinte deri në gjysmëfinalet e “France 1998” pas eliminimit të Gjermanisë, por do të humbisnin 2-1 ndaj francezëve organizatorë, edhe pse kaluan të parët në avantazh./a.m.

Next Post
“Të fala kujt të duash ti…”, Braçe dhe Balliu, sherr tek ‘Ekonomia’

"Të fala kujt të duash ti...", Braçe dhe Balliu, sherr tek 'Ekonomia'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet bazë armësh në një banesë, poseduesi dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Zbulohet bazë armësh në një banesë, poseduesi dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

February 20, 2026
Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

February 20, 2026
Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

February 20, 2026
Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

February 20, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

“Në RENEA do të merren deri në 2300 euro”, Koçiu njofton rritje pagash për 3 kategori në Policinë e Shtetit

February 20, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Takimi i Ramës me Trump në Bordin e Paqes, Berisha: Mori mesazhe në korridore…

February 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

February 20, 2026
Salianji nis foltoret anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga …

Partia Demokratike midis entuziazmit të bazës dhe frikës së kupolës

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In