• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kovaçi që u bë ministër, Panariti rrëfen telefonatën e parë me Metën

by A R
11/10/2017 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i LSI-së, një herë në krye të diplomacisë shqiptare e më pas tek ministria e Bujqësisë rrëfen për herë të parë disa detaje të jetës së tij për të cilat s’kishte folur kurrë.

I ftuar në “Këndin e Ekselencës” në emisionin “Vila 24” në News 24, Edmond Panariti tregoi se profesioni i tij i parë kishte qenë kovaç. Ai tha se kurrë nuk e kishte menduar që do të katapultohej në politikë dhe tregoi telefonatën e parë më ish-kreun e kësaj partie, Ilir Metën, tashmë President i vendit.

“Kam qenë kovaç i kategorisë së katërt është një element i jetës sime që nuk e kam ndarë më parë me publikun. Po ju shpegoj që kovaçana është një pjesë e një uzine ku bëhet farkëtimi i detaleve, edhe aty mund të bëhet karrierë, fillohet nga kategoria e 4 dhe shkon tek e 7-ta. Aty i kam marrë leksionet e para nga jeta. E preka realitetin, njerëzit e thjeshtë, mësova shumë prej tyre, pas shumë vitesh përçapje mora të drejtën e studimit për Veterinari, edhe pse kisha kërkuar mjekësi”,- tha Panariti, siç raporton BalkanWeb.

I pyetur nëse e kishte menduar të bëhej ndonjëherë ministër, Panariti u shpreh se “si veteriner nuk e kisha menduar se do bëhesha ministër Bujqësie, por që do më thërrisnin të isha ministër i Jashtëm kjo ka qenë surpriza më e madhe në jetën time”,- vijoi ai rrëfimin, siç raporton BalkanWeb.

E duke treguar se si u bë pjesë e LSI-së, Panariti flet edhe për telefonatën e parë që i ka bërë Ilir Meta, e cila i është dukur si një shaka e stisur nga miqtë e tij.

“Kam pasur një ftesë personale nga Presidenti i vendit, Zoti Ilir Meta që në atë kohë kërkonte prurje të reja, më telefonoi vetë ai, isha në shtëpi. Më tha jam Ilir Meta, unë e mora si shaka, se bënin miqtë e mi shaka të tilla. Më pas e besova, më kërkoi miqësisht të pinim një kafe, e biseduama, me kërkoi të isha pjesë e LSI dhe unë që nga ajo ditë nuk jam penduar për këtë zgjedhje”,- shtoi Panarit.

Ish-ministri tha më tej se i pëlqen të gatuajë e shpeshherë ndihmon bashkëshorten e tij në këtë drejtim./a.m

Next Post
VIDEO/ U ngatërruan me personin e gabuar, ja si e pësojnë dy të ‘fortët’

VIDEO/ U ngatërruan me personin e gabuar, ja si e pësojnë dy të 'fortët'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In