• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kotzias, një grek i mirë; Neve jemi…

by Java News
16/07/2015 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Cdo vizitë e një kryediplomati grek ka qënë e rëndësishme në Shqipëri. Papulias në vitet 80, bile shkoi edhe në Fier, të takonte aktorin e humorit Arqile Lipen, të cilin e kishte patur shok fëmijërie. Pangallos me gjithë pompozitetin e tij në 1995, në kulm të një krize me shtetin shqiptar, erdhi deri në Dropull, ku dukshëm ndihej si zot shtëpie dhe aspak si i ftuar nga homologu i tij. Por gjërat kanë ndryshuar. Greqia nuk shihet më nga shqiptarët si parajsa mbi tokë, një udhëtim në fqinjin Helen, tashmë ka kryesisht rëndësi turistike, ndërsa patriotizmi ynë pragmatist, tashmë nuk heziton të ngrejë krye hapur, përballë atyre që dikush i quan “teza nacionaliste” të helenizmit.

Ky është ndryshimi I dy vizitave të fundit, Kotzias dhe pararendësit të tij në Tiranë: kemi më pak komplekse se në të shkuarën. Remitancat e rëna dhe paragjykimi që kanë shqiptarët për importimin e padrejtë të krizës greke drejt kufirit perëndimor, por edhe rreshtimi gjeopolitik i ri i Greqisë, si një vend që është open for business me Moskën, na bëjnë në përgjithësi ose indiferentë, ose të zemëruar ndaj cdo fjale që del nga një politikan grek në Tiranë.

E megjithatë kjo s’duhet të na pengojë të shohim në sy me realizëm situatën dhe të shohim në radhë të parë problemet që kemi vetë. Kotzias është në fakt kryediplomati që ka folur më mirë e më sinqerisht se paraardhësit e tij. Ai iu drejtua Shqipërisë si partner dhe jo si epror. Ai foli pozitivisht për njohjen e Kosovës në Tiranë dhe Prishtinë. Sa I përket [ështjeve të tjera, nuk duhet të harrojmë se ai është grek. Idrizi kishte të drejtë kur anatemoi Kotzias por krahasimi me Shulc, megjithëse koherent në kohë, është pa vend. Shulcit nuk ja kërkoi njeri të kërkojë ndjesë për masakrën e Libohovës, por ai është gjerman dhe gjermanët kanë zënë mend: ata i kanë mbyllur hesapet me të shkuarën dhe ndaj kombi i tij ka ecur aq përpara. Qeveria e vetëshpallur e majtë dhe liberale e Cipras, një ndër vendimet e para që mori ishte rikthimi i pensioneve të pakuptimta për minoritarët në Shqipëri, që në thelb ishte njëlloj si paketa e ndihmës së BE për Spanjën, për rajonet e saj, për të dalë nga kriza, por që në fakt përdoreshin për të blerë lojtarë të shtrenjtë nga Reali dhe Barcelona.

Pra Kotzias, dhe Cipras nuk mund t’u kërkosh të mos jenë grek, ashtu si Shulc, e di vetë, që para se të jetë europian, ai është gjerman. Dhe Gjermania ka edhe një të shkuar të hidhur. Dhe ai nuk nuk ngurron t’ia kujtojë vetes dhe botës këtë. Po të ishin grekët njëlloj, sot nuk do kërkonin të ringrenin krenarinë kombëtare duke mos paguar borxhet, që i morën dhe i bënë, rrush, kumbulla dhe tanke për një Drole de Guerre, me Turqinë.

Gazetarët shqiptarë që ndjekin konferencat për shtyp, prej vitesh i bëjnë kryediplomatëve grekë pyetjen e gabuar: “Kur do ta hiqni Ligjin e Luftës?”. E saktë do ishte: “Përse nuk do ta hiqni asnjëherë Ligjin e Luftës?”

Në fakt Greqia nuk do ta heqë kurrë ligjin e luftës me Shqipërinë. Kush ka kaluar kufirin jugor, e di shumë mirë se ka një OXI tjetër, shumë më të vjetër se ai i sheshit Syntagma. Ai daton vitin 1940 ose rezistencën greke ndaj italianëve në kufirin shqiptar. Por ai OXI 75 vje[ar sot bën xing me OXI-n e ri një javor, sepse ligji aktiv i luftës ka të bëjë vetëm e vetëm me një çështje: pronat e shqiptarëve të Greqisë, çamë dhe jo vetëm. Sot kur Greqia ka nxjerrë në shitje ishujt e saj, nuk mund të pretendojmë që ajo të jetë e gatshme të japë falas pronat e mëdha që dikur shqiptarët kishin përtej kufirit.

Në fakt, jemi në shqiptarët, që shitëm kufoma pleqsh për ushtarë të vrarë grekë, ne që u premtuam atyre lirshmëri tolerante idesh dhe parash në zonat minoritare. Ishim ne që u dhamë falas qindra kilometra katrorë sipërfaqe deti, që me gjasë poshtë fshehin miliona tonelata ari të zi.

Ndaj përpara se t’i kërkojmë Kotzias të mos jetë grek, të mundohemi të rregullojmë imazhin tonë si patriot shqiptarë. Kotzias është grek. Por grek i mirë, që e do vendin e tij. Para se ta shajmë, duhet të pyesim veten se a jemi ne simetrikisht te ngjashëm në patriotizmin tonë pragmatist.

Si ajo barcaleta e tifozëve që shanin arbitrin nga motra, se nuk u jepte penallti ekipit të tyre dhe e shanin nga motra. Por kur ai u dha penalltinë dhe ajo u gjuajt jashtë, filluan të gjithë të bërtasin: “Arbitri është i mirë, neve jemi…”

Next Post

Foto/ Zhvishet ish-gruaja e Kastro Zizos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In