• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kotzias: Elita politike shqiptare shfaqje nacionaliste, u kemi kërkuar uljen e toneve

by A R
24/11/2016 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, gjatë një konference të Lëvizjes së Ideve dhe Praktikave, drejtues i të cilës është ai vetë, ka deklaruar se përsa i përket Shqipërisë, Athina i ka rekomanduar Tiranës që të ulë tonet dhe të respektojë traktatet ndërkombëtare.

“Kemi vënë re shfaqjen e një nacionalizmi të fuqishëm nga ana e një pakice të elitës politike në Shqipëri. Edhe kundërshtimi i tyre për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas është një tregues i këtij nacionalizmi”, ka deklaruar Kotzias.

I pyetur nga gazetarët për intervistën e kryeministrit shqiptar për televizionin SKAI dhe konkretisht për shfrytëzimin e rezervave natyrore në detin Jon, ai  ka dhënë përgjigje vetëm për pjesën kur kryeminsitri Rama ka shpjeguar anulimin e marrëveshjes për detin nga Gjykata Kushtetuese.

“Deklaratat e Ramës ishin një përpjekje e tij që të kërkonte falje nëse apelimi në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë për marrëveshjen e detit u bë ose jo me ndërhyrjen e Turqisë, siç e ka akuzuar edhe Sali Berisha. Është një çështje e brendshme në jetën parlamentare të Shqipërisë ky sqarim që bëri zoti Rama. Është çështje e tyre e brendshme. E tha Berisha që ai veproi me urdhër të një vendi të tretë, unë s’kam çfarë të them. Është problemi i tyre”, ka thënë Kotzias shkruan tch.

Kotzias ka thënë gjithashtu nga podiumi i konferencës se, në janar në Shqipëri fillon fushata elektorale dhe se rekomandimi që i është dhënë Tiranës nga Athina është që të izolojë sa më shumë zërat nacionalistë.

“Përveç respektimit të traktateve ndërkombëtare për minoritetin i kemi thënë Tiranës që për t’u integruar në familjen europiane duhet të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin politik”, ka shtuar Kotzias./a.m.

Next Post
Klubi Karavasta si anatomi e ndërgjegjes

Klubi Karavasta si anatomi e ndërgjegjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In