• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kostot në ndërtim, më të lira se një vit më parë por çmimet e shitjes së apartamenteve ende në rritje

by Java News
05/09/2023 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, tregues i cili mat ecurinë e çmimeve në sektor, me bazë tremujore, për tre muajt e dytë të këtij viti fiksohet pranë 4.7%, sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Krahasuar me një vit më parë kur ky ndryshim regjistrohej në 6.2% vihet re se është shënuar një rënie.

Referuar këtij ndryshimi duket se rënia e përgjithshme e çmimeve ka ndikuar edhe në sektorin e ndërtimit. Nga të dhënat shohim se kjo është vlera më e ulët që nga tremujori i parë i vitit të kaluar kur çmimet në ndërtim rriteshin me 5%.

Sa i përket rritjes së çmimeve në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga shifrat rezulton se, rritjen me të lartë të çmimeve e ka shënuar grupi “Shpenzime materiale” me 5.4%, pasuar nga grupet “Shpenzime energjie” me 5.0%, “Shpenzime për paga” me 4.9%, “Kosto të tjera” me 4.6%, “Shpenzime transporti” me 4.0% dhe “Shpenzime makinerie” me 2.9%.

Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënuan rritjen më të lartë me 5.8%, pasuar nga grupi “Materiale ndërtimi” me 5.5% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 4.3%.

Në terma tremujorë ndërkohë, shohim se çmimet në ndërtim janë rritur me 1.1%, nga 1.2% që rriteshin në tremujorin e parë të po këtij viti. Sipas shifrave të “INSTAT” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 2.2%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 1.3%, “Shpenzime materiale” me 1.0%, “Shpenzime transporti” me 0.9%, “Shpenzime makinerie” dhe “Kosto të tjera” me 0.5% secila.

Pra, nga panorama e plotë e të dhënave shohim se si në terma vjetorë, ashtu edhe në terma tremujorë, asnjë prej zërave të shpenzimeve në sektor nuk ka pësuar rënie gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

/f.s

Next Post
Korreshi flet për tryezën e thirru nga Mziu:  Ne ishim si shoqëria e vjetër, na kishin lënë të dera

Korreshi: Basha e Berisha, ‘molla e sherrit’ në PD, demokratët duan një alternativë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

February 23, 2026
Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

February 23, 2026
Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

February 23, 2026
Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

February 23, 2026
Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

February 23, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

February 23, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 23, 2026
Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

February 23, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In