• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kostot e burokracisë

by Java News
19/09/2017 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjon Ndreja/ 

E kam përshendetur i entuziazmuar komponentin e reformës qeveritare që ka të bëjë me modernizimin e shërbimeve  publike. Kjo sepse problemet e agravuara në këtë fushë kishin arritur pikën e vlimit dhe ishin gati në shpërthim. Më besoni se i vlerësoj të atilla sepse kam parë qytetarë por edhe kam përjetuar vetë, lodhje deri në rraskapitje, mërzi e dëshpërim, sjellje të zyrtarëve deri në depersonalizim të individit, shoqëruar me para të paguara padrejtësisht në formën e tarifave por edhe të rryshfetit, aq sa njerzve që i kanë përjetuar këto situata mund të ju shkojë në mendje edhe përdorimi i dhunës apo akteve vandale, si thyerje xhamash, sharje apo fyerje etj., të kësaj natyre.

Burokracia nuk është një koncept i ri. Ajo është një keqe e domosdoshme dhe ka lindur së bashku me shtetin. Nëpërmjet saj furnizohen me shërbime publike qytetarët që është një kërkesë po aq e domosdoshme sa furnizimi me mallra e shërbime të tjera. Por një burokraci e shtuar, e reflektuar në kompleksitetin e dublikimin e procedurave administrative ka efekte mjaft negative te publiku dhe biznesi. Ne radhë të parë ajo minon besimin e publikut në qeverisjen, rrit kostot e procedurave administrative dhe të kohës improduktive, nxit korrupsionin etj. Por a ka një burokraci ideale. Sigurisht kjo është e vështirë të arrihet por mendoj se minimizimi i faktorëve që përmendëm më sipër tenton drejt “burokracisë së mirë”. Shumë kohë përpara rreth viteve ‘20 të shekullit kaluar sociologu, filozofi dhe juristi e shquar Maks Weber, është përpjekur të konturojë të ashtuquajturën “burokraci ideale” dhe të përcaktojë instrumentet për ta arritur atë. Disa nga këto instrumente Weber përcakton se janë, profesionalizmi dhe kompetenca e administratës, jetëgjatësia e shërbimit dhe garancitë e ofruara për ta mbrojtur këtë, pensionime të kënaqshme pas mbarimit të afatit të shërbimit, dhe një supervizim efikas i gjithë procesit administrativ.

Por le të kthehemi tek eksperienca ime të cilën e kam prekur ose e kam mësuar nëpërmjet të tjerëve eksperiencë e cila nuk përfaqëson gjithë eksperincën time por edhe dukuritë burokratike në gjithë administratën publike. Si fillim ekzekutimi i vendimeve gjyqësore. Për të ekzekutuar një vendim gjykate të formës së prerë ndaj insitucionit ku ke punuar, kërkohet dokumenti original i vendimit të gjykatës pavarësisht se palë në këtë proces ka qenë vetë insitucioni. Ky vendim kërkohet edhe pse është në faqen elektronike të gjykatës përkatëse dhe institucioni e kërkon me vulë të njomë dhe për këtë duhet të paguash një tarifë. Po kjo nuk mjafton për të ekzektuar vendimin edhe pse ky është i formës së prerë  administrata kerkon urdhër ekzekutimi. Nxjerrja e një urdhër ekzekutimi kërkon të bësh një gjyq që do të thotë të marrësh një avokat që në rastin më të mirë kërkon një shpërblim të caktuar por në shumë raste kërkohet edhe një shpërblim nën dorë për gjyqtarin sepse ky i fundit thotë “kanë kaluar afatet” apo ndonjë kleëkë tjetër që veç ata dinë t´i sajojnë. Gjatë këtij procesi ndonjëri të “këshillon” hapur, “takoje vete filanin se ai e ka në dorë”. Hallall të gjitha por odiseja nuk mbaron këtu. Tani nëpunësi autorizues do ta “shikojë me kujdes” ndoshta “nuk ka fonde”, do ta “konsultojë me titullarin”, “duhet “të shprehet” edhe drejtoria jurdike…..etj marrina pa fund. Ky nuk është nje rast hipotetik por i provuar nga vetë shkruesi i këtyre radhëve që për të ekzekutuar këtë vendim më është dashur t’i referohem kryeministrit. Unë e falënderoj shumë kryeministrin që bëri të mundur realizimin e një të drejte legjitime por nëse unë do të isha në vendin e tij do të kisha urdhëruar fillimin e procedurës displinore për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces dhe kanë cënuar realizimin e një të drejte legjitime të qytetarit. E në se ky do të ishte një rast i vetëm unë përsëri do ta falja “paaftësinë” e zyrtarëve të përfshirë, por më besoni pa u menduar gjatë unë mund t’ju sjell një listë të gjatë rastesh të ngjashme. Por kur kjo ndodh me mua një ish zyrtar i lartë i administratës publike me njohje dhe akses në shumë institucione përfytyroni se çfarë mund të ndodhë me një qytetar të thjeshtë të këtij vendi. Një vendim gjykate i formës së prerë bart autoritetin më të lartë të pa konstestueshem në gjithë hierarkinë e shtetit. Ai ka më shumë autoritet se dekreti i Presidentit, se Vendimi i Këshillit të Ministrave, ligji i Parlamentit etj,  sepse të gjitha mund të ndryshohen qoftë edhe përpara gjykatës, ndërsa një vendim gjykate i formës prerë nuk mund të ndryshohet si rregull në asnjë rrethanë dhe nga asnjë organ edhe pse rëndom ato bëhen “copë copë” përpara zyrtarëve të thjeshtë të administratës publike. E për deri sa nuk vendoset ky autoritet besimi i publikut në qeverisje është i cënuar rëndë.

Dhe tani një shembull kompleks nga procedurat e aplikimit për  pension. Rasti e solli që bashkëshortja ime aplikoi më parë  për pensionin e pleqërisë dhe u njoha me disa nga procedurat e saj sido që ato janë më të thjeshta. Për të aplikuar për pension para së gjithash duhet të paraqesësh një vërtetim që ke shkëputur marrëdhëniet financiare dhe ke derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore për dy vitet e fundit. Por deri sa kjo të “maturohet” duhet të kalojnë së paku 15 ditë që do të thotë që insitucioni të ketë bërë pagesën e fundit si dhe të ketë derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore. Por jo vetëm kaq që kontributet të kenë mbërritur te zyra e Tatim Taksave dhe të jenë azhornuar duhet edhe një periudhe tjeter jo më pak se 15 ditë dhe kjo e fundit të lëshojë një vërtetim se kontributet kanë mbërritur edhe pse këto institucione janë të sektorit publik. Përfundimisht edhe pse marrëdhëniet financiare janë ndërprerë me 15 Qershor sigurimi i dokumentacionit për aplikim u bë i mundur vetëm me 28 Korrik kur u paraqit edhe aplikimi. Si rregull procedurat e akordimit te pensionit zgjasin  jo më shumë se 45 dite. Asnjë njoftim nuk mori bashkëshortja lidhur me ecurinë e procedurës dhe një ditë i thashë se unë mund ta kontrolloj këtë në faqen elektronike ku kishte një rubrikë “kontrollo pensionin”. E provova, i dhashë asaj gjithë kodet e nevojshme por nuk funksiononte. Atehere provuam të shkojmë te zyra ku kishim dorëzuar aplikimin. Morëm një numur dhe pritëm radhën. Pas dy orësh erdhi radha dhe nëpunësit përkatës i thamë se përse interesoheshim duke i dhenë edhe numrin e aplikimit. Përgjigja ishte e shpejtë jo me shumë se një minutë, se nuk është përfunduar akoma procedura dhe për shkaqet duhej të interesohesha në Drejtorinë Rajonale te kordinatori përkatës. Kishin kaluar 52 ditë nga aplikimi  dhe mbi tre muaj nga ndërprerja e marrëdhënieve financiare. Vrapuam te Drejtoria Rajonale dhe sapo hymë në katin e parë u ndeshëm me një sallë me rreth njëqind veta, ku shërbenin disa sportele. Asnjë informacion se ku duhet të drejtoheshim në cilin sportel referuar problemit. U futëm në radhë dhe pas nja 30 minuta munda të kontaktoj me një punonjës të sportelit. Ishte shumë e veshtirë të kontaktoje sepse pothujase të gjithë në njerën dorë mbanin celularin në vesh dhe dorën tjetër e kishin mbi mous-in e kompjuterit. Në këtë sallë e cila ishte pa asnjë lloj ventilimi mund të thithje aroma nga me të ndryshmet si parfumi, era e djersës, e këmbëve, e alkoolit etj. Me shumë përulësi ju drejtova zyrtarit se ku duhej të interesohesha të kontaktoja kordinatorët dhe ai pa i ngritur sytë më tha se ndodhen në katin e dytë. E kontaktova më në fund njerin prej tyre dhe më tha se je adresuar gabim pasi ky shërbim merrej ne katin e parë në dy sportelet e para. Sidoqoftë zyrtarja u tregua e sjellshme dhe pasi bëri verifikimin për jo më shumë se 30 sekonda, më tha se përpara një jave janë përfunduar verifikimet por deri në vendimin përfundimtar duhej pritur edhe nja dy javë.

Procedurat për aplikimin tim janë pak më të ndërlikuara për faktin se unë përfitoj edhe pension suplementar por edhe për shkak se kam ndërruar shumë herë vendin e punës. Për të marrë vërtetimin për pension u drejtova në zyrat përkatëse të ministrisë dhe për shkak se disa prej tyre i njihja u treguan të gatshme të më “ndihmonin”. Kur pas disa ditësh më morën në telefon që të paraqitesha për t’i tërhequr dokumentet. Përpara se t’i japim vërtetimet duhet të bësh një kërkesë më thanë. Po a nuk mjaftoj unë që po ju kërkoj këto dokumente  ju thashë? Kështu është rregulli ne nuk  mund ta shkelim ishte përgjigja e tyre. Bëra shumë llafe për këtë i thashë se më duket një absurd. Një kërkesë mund të bëhet me shkrim kur përgjigja e saj kërkon një vendimarrje dhe i nënshtrohet një gjykimi por jo për të marrë një vërtetim page. U detyrova dhe e bëra me shkrim dore. Jo më thanë duhet me kompjuter. Po unë nuk mbaj kompjuter me vete dhe as printer ju thashë. Njera e mori kërkesën e shkroi edhe nje herë në kompjuter dhe pasi e printoi me tha firmose dhe dërgojë ne zyrën e protokollit pasi do t’i dërgohet Sekretarit të Përgjithshëm që do të shprehet për këtë dhe do të na e kalojë ne për zbatim. Në rastin më të mirë kjo kërkon edhe tre ditë të tjera, në se SP nuk ja ka mbathur me ndonje shërbim jashtë shtetit. Në protokoll u ndesha me një pengesë tjetër. Duhet periudha për të cilën kërkoni këtë vërtetimin. Për të gjitha periudhat e mundshme i thashë dhe ju a lashë në dorë kërkesën e ika i revoltuar. Të gjithë shpikin nga një kërkesë, kjo për shkak se nuk ka një manual një standard për të gjithë administratën publike.

Pastaj kërkova vërtetimin për pagën referuese për efekt të pensionit suplementar. Po e kemi gati dhe sapo te vije miratimi i kërkesës Tuaj do të ta japim vetëm se ka një problem. Ne kemi vendosur, më thanë ato punonjëset, që të mos e përfshijmë shtesën për natyrë të veçantë pune që aplikohet tani sepse në kohën që ju keni punuar nuk aplikohej. Por dispoziat e parashikon ndryshe thashë unë dhe në mënyrë taksative, jepet paga e muajit të fundit që aplikohet për funksionin. Por filanja që ishte një llogaritare, gjoja paska pyetur një fistek dhe kështu i kishte thënë por ti na bën nder në se do ti drejtohesh DAP-it me një kërkesë më thanë ato. Po çmendesha përballë këtij qëndrimi absurd dhe isha gati të kacafytesha veçse ishin femra. Për të përfituar pensionin suplementar duhet edhe dëshmia e penalitetit me thanë ata të sigurimeve. Aplikova edhe për këtë pagova ca lekë dhe më thanë se duhet dy javë të presësh përgjigjen. Është hera e tretë këtë vit që aplikoj për dëshmi penaliteti për tí paraqitur të gjitha në administratë publike, ndërkohë që mjafton aksesi në sistem  dhe të gjitha mbarojnë. As lodhje as kohë,as pritje dhe as para nuk duhen.

Por nuk e di të dashur lexues në se ju ka rënë rasti të shihni formulartë e aplikimit dhe dokumentet që duhen për pension. Ja po ju a rendis disa: Kartë identiteti, çertifikatë familjare, librezë pune, librezë kontrbuti, mandat pagesë për derdhjen e kontributit, vërtetim page sipas viteve për punët pas viti 1994, vërtetim për pagen referuese të muajit fundit, vërtetim për periudhën e punës që përfiton pension suplementar, vertetim per pagesën e energjisë elektrike, deklartë për kompensimin e energjisë, vërtetim nga qendra e fundit e punës etj., vërtetime pa fund të dhënat e të cilave janë në axhensitë publike. Duke i parë ato me vemendje nga njëherë mendja të shkon të thuash: Në djall me gjithë vërtetimet Tuaja por s’ke çfarë bën është një mur që “s’bëzan”. Në se do të shohësh përmbajtjen e tyre mund të dallosh fare lehtë se disa të dhëna janë të mbivendosura në formularë të ndryshëm. Duket se secili specialist ka hartuar një formular për hesap të vet ndërkohë që disa syresh janë të panevojshëm ndërsa disa të tjerë mund të përmblidhen dhe të dhënat të pasqyrohen në një të vetëm. Në kushtet e modernizimit të shërbimeve besoj se mund të arrijmë të paraqesim vetëm numurin e ID ashtu siç është edhe në botë. Por le të shpresojmë dhe unë kam besim se kjo do të arrihet. Procedurat administrative dhe shërbimet publike të ngjajnë me ndërtimet e dikurshme pa leje në lumin e  Lanës. Edi i shembi ato por nëse i shemb edhe këto, ia vlen të votohet qoftë edhe vetëm për këtë arsye.

Next Post
Tifozi i vogël i Juves merr dhuratë fanellën e Interit, reagimi është mbresëlënës (VIDEO)

Tifozi i vogël i Juves merr dhuratë fanellën e Interit, reagimi është mbresëlënës (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prizren, humb jetën tragjikisht një fëmijë njëvjeçar

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prizren, humb jetën tragjikisht një fëmijë njëvjeçar

December 30, 2025
Rama: Kadastër digjitale në 2026-ën! Është mbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë

Rama: Kadastër digjitale në 2026-ën! Është mbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë

December 30, 2025
Akuza të forta ndaj Facebook, platforma lejoi lavdërimin e masakrës terroriste në Sydney

Akuza të forta ndaj Facebook, platforma lejoi lavdërimin e masakrës terroriste në Sydney

December 30, 2025
Medalje e artë për gjimnazistët me 10-ta, Rama: Jeni shembuj frymëzimi për shoqërinë

AKSHI nën hetim për tenderat, Rama: Ai është institucion krenarie, në shkurt dalim me E-Albania 2.0

December 30, 2025
“Agasi e rrahu Ulsiun me grushta”, Manja i përgjigjet Berishës: Për shpifjesi kjo, e ke leje ta përdorësh emrin tim!

“Agasi e rrahu Ulsiun me grushta”, Manja i përgjigjet Berishës: Për shpifjesi kjo, e ke leje ta përdorësh emrin tim!

December 30, 2025
Shtyhet më 15 janar seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”

Shtyhet më 15 janar seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”

December 30, 2025
29 Nëntori/ Kryeministri Rama uron 81-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë

“SPAK, SPAK, SPAK…”/ Kryeministri: Opozita në depresion e përdor për të goditur qeverinë!

December 30, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

December 30, 2025
Pse korrupsioni, dhuna dhe padrejtësia nuk na tronditin më

Pse korrupsioni, dhuna dhe padrejtësia nuk na tronditin më

December 30, 2025
“Rriten me 135 euro pagat për mjekët” Rama: 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

“Rriten me 135 euro pagat për mjekët” Rama: 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com