• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë/Thaçin e akuzojnë të gjithë për deportimin e turqve

by Java News
05/04/2018 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Kuvendit kanë akuzuar presidentin Hashim Thaçi për skandalin me arrestimin dhe deportimin e gjashtë gylenistëve. Ata kanë kritikuar edhe hallkat e pushtetit për mungesën e koordinimit institucional, si dhe mosrespektim të ligjit dhe procedurave, shkruan Koha Ditore.

Në fund të seancës së jashtëzakonshme deputetët kanë miratuar katër rekomandime. Ata janë pajtuar që: “1. Të formohet komisioni hetimor parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018; 2. Kërkohet nga grupet parlamentare që brenda tri ditësh të dërgojnë në Kryesinë e Kuvendit emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë komision, në përputhje me Ligjin për hetime parlamentare; 3. Në funksion të ndriçimit të plotë të kësaj çështjeje Kuvendi obligon të gjitha institucionet relevante që lidhen me çështjen në fjalë t’u përgjigjen kërkesave të komisionit hetimor; 4. Kuvendi mandaton komisionin hetimor të shqyrtojë përputhshmërinë e procedurave të ndjekura lidhur me këtë rast me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”.

Votimit të rekomandimeve i parapriu një debat i gjatë, i cili rrëshqiti edhe përplasje mes deputetëve.

LDK dhe VV kanë akuzuar presidentin Hashim Thaçi si urdhërdhënës të aksionit. Ndërkaq shefat e grupeve parlamentare të partive në pushtet, PDK-së, AAK-së dhe Nismës, kanë kërkuar përgjegjësi dhe informata shtesë për rastin.

Deputetët turq, si dhe ministri i vetëm nga ky komunitet kanë mbështetur aksionin e AKI-së për dëbimin e, siç i kanë quajtur ata, “terroristëve të Gylenit”. Sipas tyre, organizata “Feto” përbën element kërcënues edhe për sigurinë e Kosovës. Seancën për “gylenistët” nuk e ka udhëhequr kryetari Kadri Veseli, derisa mungoi edhe kryeministri Ramush Haradinaj…, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Borë, shi dhe diell; njihuni me parashikimin e motit sipas zonave

Moti sërish me surpriza, pas ditëve me diell...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In