Meriton Salihu, dizajnues grafik, ka krijuar një flamur të Kosovës, në të cilin ka paraqitur situatën aktuale politike në vend. “Dua t’ia paraqes Kuvendit këtë flamur si propozim për ndërrimin e flamurit te tanishëm”, ka shkruar Salihu. “P.S besoj qe bota do na njeh më mirë se cili shtet jemi”. Salihu për portalin Koha.net ka thënë se për të krijuar këtë flamur i janë dashur 3 deri në 4 orë.