Gjatë ditës së sotme është përfshirë nga flakët një banesë në ndërtesën ku jeton edhe Albin Kurti.
Mësohet se në banesë ishin të ngujuar edhe disa persona përfshirë edhe fëmijë.
Të pranishme janë edhe ekipet e zjarrfikseve të cilat i kanë nxjerrë banorët nga banesa dhe disa prej tyre janë dërguar në urgjencë.
Gjithashtu në ndërtesë ka hyrë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba. Ende nuk dihet nëse edhe Albin Kurti ndodhet në ndërtesë.
a.ç