• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Ja si zhvillohet procesi..

by Os De
27/12/2025 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të shtunë, më 27 dhjetor, ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në përfaqësitë diplomatike të vendit jashtë territorit. Siç shkruan Klan Kosova, votimi po zhvillohet në gjithsej 29 ambasada dhe konsullata të Kosovës, të shtrira në 18 shtete të ndryshme të botës. 

Procesi ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit në Konsullatën e Kosovës në Stamboll, e cila është përfaqësia e parë diplomatike që ka hapur dyert për votuesit. Në këtë konsullatë janë të regjistruar paraprakisht 116 shtetas të Kosovës me të drejtë vote. 

Pas Turqisë, votimi vazhdon në 15 shtete evropiane, ku janë të regjistruar gjithsej 17 mijë e 761 votues. Në mesin e këtyre shteteve janë Gjermania, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Belgjika, Norvegjia, Austria, Suedia, Sllovenia, Danimarka, Italia, Kroacia, Holanda, Republika Çeke dhe Hungaria. 

Procesi do të përmbyllet në kontinentin amerikan, ku të drejtën e votës e kanë 1 mijë e 310 votues të regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Për këtë qëllim janë hapur përfaqësitë diplomatike në Uashington, Nju Jork, Otavë dhe Toronto. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se për votimin në përfaqësitë diplomatike janë organizuar gjithsej 40 vendvotime. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se nga 77 mijë e 86 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, vetëm 19 mijë e 187 kanë zgjedhur të votojnë fizikisht në këto misione diplomatike, ndërsa materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe procesi është i gatshëm për zhvillim. 

KQZ ka njoftuar gjithashtu se qytetarët e Kosovës të regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë duke përdorur letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes së Republikës së Kosovës, përfshirë edhe dokumentet me afat të skaduar, në përputhje me vendimin e institucionit. 

Në të njëjtën kohë me përfundimin e votimit në përfaqësi diplomatike, do të mbyllet edhe procesi i votimit përmes postës, i cili ka nisur më 16 dhjetor. Rreth 57 mijë e 899 votues kanë qenë të regjistruar për këtë formë votimi dhe kanë pasur afat 12 ditë për dërgimin e fletëvotimeve. Të gjitha votat e mbledhura, si nga votimi fizik ashtu edhe nga ai postar, do të dërgohen në Kosovë për t’u numëruar. 

KQZ ka sqaruar se, sipas ligjit, të gjithë shtetasit e regjistruar për votim jashtë vendit janë larguar nga Lista e Votuesve brenda Kosovës. Ndërkohë, ata që jetojnë jashtë Kosovës por nuk janë regjistruar për votim nga jashtë, mbeten në listën e brendshme dhe mund të votojnë në vendvotimet e tyre nëse ndodhen fizikisht në Kosovë ditën e zgjedhjeve. 

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen të dielën, më 28 dhjetor, dhe janë të dytat që zhvillohen brenda këtij viti. 

 

 

Next Post
“Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”/ Ky është mesazhi që Kim Jong Un i dërgoi Putinit

“Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”/ Ky është mesazhi që Kim Jong Un i dërgoi Putinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

February 18, 2026
Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

February 18, 2026
VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

February 18, 2026
Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

February 18, 2026
Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

February 18, 2026
Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

February 18, 2026
Bylykbashi tregon pse e mbajnë selinë të pushtuar: Është gati për kulla, prandaj po rikthehet Lulzim Basha!

Biseda e pazbuluar me Bashën për mandatet, Bylykbashi tregon ‘pengun’ nga mbledhja

February 18, 2026
Meloni e vendosur, rinis dërgimin e azilkërkuesve në Shëngjin në janar, Tajani: Projekti ynë u mbështet nga vendet e BE-së!

LIVE! Ministeriali për Korridorin VIII, Tajani: Ju jeni europianë! Do bëjmë maksimumin që Shqipëria të futet në BE

February 18, 2026
Kreu i KMSH uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

Kreu i KMSH uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In