• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosovë-Shqipëri, korriku 2015 shënon fluks të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare

by
05/08/2015 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosovë-Shqipëri, korriku 2015 shënon fluks të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare

– Në korrik 2015 ka pasur gjithsej 1 023 970 hyrje-dalje të personave, ose 481 933 më shumë se në korrikun 2014 –

PRISHTINË, 5 Gusht /ATSH-Behlul Jashari/.- Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, në korrik 2015 ka pasur gjithsej 1 023 970 hyrje dalje të personave, ose 481 933 më shumë se në korrikun 2014, kur kishe 542 037 hyrje dalje.

Ndërsa numri i automjeteve në hyrje- dalje në korrik 2015 ishte 274 899, ose 75 622 më shumë në krahasim me korrikun 2014, kur kishte 199 277 hyrje- dalje të automjeteve. Krahasuar me qershorin 2015, në korrik kishte 30 600 automjete më shumë.

Për personat, gjatë korrikut 2015, në Vërmicë kishte 528 590 hyrje e 420 685 dalje. Në Qafë Prush 15 259 hyrje e 10 052 dalje. Në Qafë Morinë 27 071 hyrje e 22 313 dalje. Në këto tre porta kufitare, gjithsej kishte 570 920 hyrje e 453 050 dalje të personave.

Ndërsa, për automjetet në korrikun 2015 shifrat janë këto: Në Vërmicë kishte 91 783 hyrje e 84 357 dalje. Në Qafë Prush 5 236 hyrje e 4 419 dalje. Në Qafë Morinë 7 144 hyrje e 6 338 dalje. Gjithsej kishte 104 163 hyrje e 95 114 dalje të automjeteve.

Për fluksin e hyrjeve e daljeve në tre portat kufitare shifrat i bëri të ditura ekskluzivisht për ATSH-në Major Baki Kelani, shef i Zyrës për Infomim dhe Marrëdhënie me Publikun – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, në Prishtinë.

Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, viti 2014 kishte shënuar rritje të fluksit të njerëzve për 19,312 % dhe të automjeteve për 21,883 %, krahasuar me 2013-ën, bënte të ditur në fillim të 2015-ës policia kosovare.

Në 1 korrik 2015 ka nisur zbatimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë. Pas një konference të përbashkët për shtyp në vendkalimin kufitar në Vërmicë-Morinë, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes dy agjencive policore në përpjekje për rritjen e elementëve të sigurisë rrugore, nisi turni i parë i zyrtarëve policorë të trafikut nga Kosova për të patrulluar bashkërisht me njësitet e trafikut të policisë shqiptare, në Shqipëri.

U bë e ditur se, gjatë sezonit turistik ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë, si dhe të mjeteve që qarkullojnë në akset kryesore rrugore që lidhin të dy shtetet, prandaj është parë e nevojshme realizimi i kësaj marrëveshje të përbashkët.

Me synim intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe për të forcuar bashkëpunimin midis policive të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta si dhe me qëllim ngritjen e sigurisë në trafik për pjesëmarrësit e të dy shteteve janë vlerësuar të nevojshme dhe të suksesshme patrullimet e përbashkëta në Shqipëri.

Patrullimi i përbashkët është siguri e përkujdesje për të gjithë qytetarët në fluksin e rritur në verë në akset rrugore Shqipëri-Kosovë, kanë theksuar policitë e të dy vendeve.

Këtë verë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës jep parashikimin e motit edhe për bregdetin shqiptar, drejt të cilit është rritur shumë fluksi i kosovarëve në këtë sezon pushimesh. “Mot i nxehtë dhe me temperatura të larta, do të mbajë përgjatë vijës bregdetare shqiptare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 36-39 gradë celsius”, është parashikimi për këtë javë.

/ATA

Next Post

Mustafa: SHBA përgëzon Kosovën për Specialen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In