• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kosovë-Serbi, pse zgjidhja është e dhimbshme?!

by Ben Andoni
28/11/2018 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Do të mjaftonin deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama, rezultatet e takimit të Pejës mes dy qeverive tona, që i gjithë opinioni t’i kthehej shqyrtimit të Kosovës. Duket se Kosova ekziston vetëm në momente kur bëhet zhurmë dhe ndaj politikanët e dy krahëve e përdorin lirisht për të përcjellë tensionet që i shoqëron në vendet e tyre. Kuptohet dhe çakenjtë që zgjohen sakaq, duke bërë kompetenca.

Për fat të keq, politika e gabuar e liderave kosovarë, tensioni i brendshëm i Prishtinës, zgjimi i njëmendtë i Serbisë dhe ndryshimi i konjukturave ka bërë që Kosova të mbesë aty ku ishte pak vite më parë. Fitorja e fundit, nëse do të lejohej kjo shprehje, ka ndodhur me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kur ky institucion i dha përgjigje negative Serbisë sa i përket pyetjes-akuzë se shpallja e pavarësisë së Kosovës kishte shkelur të Drejtën Ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244. Ky moment i madh, kur Serbia mori përgjigje negative, priste që Kosova të kishte një vetëdije tjetër dhe të ishte e kujdesshme në hedhjen e hapave të së ardhmes. Për fat të keq, kjo nuk ndodhi. Elitat politike të Kosovës u morën më shumë me mirëqenien e tyre dhe luftën e brendshme politike sesa me realitetin. Sot, Kosova është tërësisht e bllokuar dhe me Serbinë te pragu, që ka filluar të trashë zërin bajagi.

Mbi të gjitha, faktori i gjerë kosovar dhe shqiptar, realisht nuk di se çfarë është vendosur pas kuintave, sa i përket të ardhmes së Kosovës. Mund të lexohet diçka nga deklaratat e John Bolton, këshilltarit të z.Trump ashtu si edhe nga Sekretari i Shtetit Pompeo dhe realisht kupton se ka një skenar të qartë për “zgjidhjen Kosovë-Serbi”.  Që do të thotë, atë çka dihet sot nga Thaçi dhe Vuçiç dhe u është thënë direkt, s’është ende e dukshme nga të tjerët dhe nuk po artikulohet.

Rama i etiketoi gomarë ata që mendonin ndryshe për Thaçin, Haradinaj u stërbetua se nuk do ketë ndarje, porse në lajme për ditë e më shumë dhe nga burime me peshë po flitet për afrimin e një marrëveshje, që do cënojë ndarje, e cila në mënyrë më të qartë do të thotë shkëmbim. Nga ana tjetër, Serbia, me anë të të gjithë faktorit të vet përfshirë dhe Vuçiç, thotë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Nëse kjo qëndron: atëherë për çfarë duhet të flitet më. Përse kosovarët harxhojnë energji me serbët në një zyrë klaustrofobike të Mogherinit, kur tek e fundit, rezultati i çdo lëshimi nuk e lejon Kosovën të bëjë jetën e vet? Përse u duhet i gjithë ai dialog me serbët dhe nuk vazhdon bisedimi me boshnjakët, romët, turqit, malazezët dhe të tjerët për normalizim dhe gjetjen e zgjidhjeve të këtyre pakicave në Kosovë?!

Dhe, Brukseli që po e moderon këtë dialog nuk është edhe vetë në një shtrat normal, sepse në përsëritjen e shprehjes “normalizimit të marrëdhënies me Serbinë” bëhet qesharak, kur pesë shtete të saj nuk e njohin fare pavarësinë e Kosovës. Dhe, nuk mbaron këtu: dikur ky proces quhej normalizim, kurse tani quhet “dialogu për normalizimin e plotë”!! Po çfarë normalizim mund të ketë, kur Serbia ka bllokuar Interkonjeksionin mes dy shteteve shqiptare dhe Kosova i ka vënë taksë 100% Serbisë.

Ndaj ndodh, që Kosova në të gjithë këtë paradoks të Brukselit dhe humbje energjie me Beogradin ka lënë mënjanë vetë zhvillimin e saj në fushat e tjera dhe ekonomia, bashkë me fusha të tjera të jetës në Kosovë po çedon frikshëm.

Ndërkohë që po merr udhë sërish ideja që Asosacioni të krijohet (paçka vendimit të Gjykatës së Kosovës) dhe pse jo Serbia të ketë mbase orekse edhe për komunat e Veriut (për të cilat janë dakord gjithnjë e më shumë njerëz), një problem i madh, kur kujton se Beogradi e përjashton afrimin e Preshevës. Njerëz, Kosova, thjesht, po shkëmben Kosovën! Kjo është më e besueshmja në këto kohë, por në të gjitha rastet shqiptarët duken humbës dhe me zgjidhje tejet të dhimbshme, pasi futen turinjtë realisht në pasuritë e tyre, ndërsa serbët quajnë të dhimbshme, atë që do pohojnë pasi e ka vërtetuar dhe Gjykata Ndërkombëtare: Pavarësinë e Kosovës. Është kohë e dhimbshme dhe mbi të gjitha jemi krejt të paditur me zgjidhjet e panjohura që tashmë duket se janë marrë. Kosova dhe Serbia gjenden vërtetë para zgjidhjeve të dhimbshme, paçka deklaratave “të forta” të Ramës dhe bëlbëzitjes së Haradinajt. (Javanews)

 

 

Next Post
Mënyra e jetesës janë ato që shkaktojnë kancerin

Flet mjekja onkologe: Kanceri pulmonar, metodat e reja për trajtimin e sëmundjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In