• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovë-Serbi, peng i Gazivodës dhe marrëveshjes për Energjinë

by Java News
19/06/2018 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Avni Arifi ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të raportojë për të arriturat në zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut.Arifi nuk po pranon të vazhdojë dialogun teknik me Serbinë për shkak të mungesës së diskutimeve për marrëveshjen e Energjisë.

E për këtë temë ai do të flasë edhe në Bruksel.Arifi është në përputhje me deklarata e kryeministrit Haradinaj i cili ditë më parë tha se Kosova po këmbëngulë në zbatimin e marrëveshjes për energjinë, transmeton lajmi.net.

Sipas palës kosovare serbët po dëshirojnë të flasim vetëm për Asociacionin, çka sipas tyre nuk është korrekte.

“Ka kohë që dialogu teknik nuk funksionin. Ne menduam se është e kot të ulemi në tavolinë, nëse nuk diskutohet për energjinë. Nuk hedhim poshtë tema tjera, por ajo duhet të jetë kryesore”, tha Haradinaj.Kryeministri ka theksuar se pika kryesore e marrëveshjes për energjinë është Liqeni i Gazivodës.Ai thotë se shumë komuna të Kosovës furnizohen me ujë nga ky liqen.

“Gjithë zona e liqenit është 20% në Serbi e 80% në territorin e Zubin Potokut në very të Kosovës. Gazivoda varet direkt për prodhim të energjisë elektrike dhe ujë të pijshëm në Prishtinë”, theksoi i pari i qeverisë së Kosovës.Por krejtësisht ndryshe po flet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai theksoi se nuk ka pasur asnjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Energjinë.“Ata mendojnë të marrin Gazivodën vetëm se janë të interesuar ta marrin veriun”, theksoi presidenti serb.Vuçiq ndryshe nga Haradinaj, pretendon se pjesa më e madhe e Gazivodës është në territorin e Serbisë.

“Ne nuk kemi marrëveshje për energjinë. Ata gënjejnë dhe shpikin”, tha Vuçiq.

Por marrëveshja për Energjinë në Burksel ishte nënshkruar në vitin 2015.

Pikërisht delegacioni kosovar pas vizitës në Burksel ku raportuan për të arriturat e Kosovës, kërkuan zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.

“Delegacioni i Kosovës, përpara zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe 28 anëtarëve të saj, ngritën çështjen e mos zbatimit të marrëveshjes së energjisë, menaxhimit të integruar të kufijve, pengesat në hapjen e urës së Mitrovicës, mosnjohjen së diplomave nga ana e Republikës së Serbisë dhe pengesave serioze në lirinë e lëvizjes” thuhej në komunikatën e qeverisë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Prindërit e Marvit fitojnë “betejën”, kthehen në burg dy autorët e vrasjes

Vrasja e Marvit për një karikues, gjykata rikthen në burg edhe Eugen Bitrajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In