• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë-Serbi/ Epilogu i dialogut është i qartë: Njohja reciproke

by Java News
19/05/2018 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori amerikan, Greg Delaëie ditë më parë paralajmëroi se raundi final i dialogut Kosovë-Serbi do të filloj shumë shpejt. Ambasadori Delawie, tutje theksoi se vitit 2018 duhet të jetë vit i suksesit të dialogut.Lidhur me këtë mesazh të Delaëie, Labinot Greiçevci drejtor i Institutit “Ridea”, ka thënë për Telegrafin se ky mesazh është në vazhdën e mesazheve të diplomatëve dhe politikanëve tjerë perëndimor se 6-9 muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për të ardhmen e marrëveshjes ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pra, pritjet janë që mund të ketë një marrëveshje brenda periudhës së mësipërme kohore, edhe pse kjo duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes mund të shkoj mbase edhe deri në 12 muaj”, ka thënë Greiçevci.Sa i përket epilogut të këtij dialogu, Greiçevci shtoi se ka përshtypjen se mund të manifestohet në disa forma të ndryshme.

“E para, që mos të ketë marrëveshje ndërmjet palëve dhe të vazhdoj statu-kuoja ose njëra palë të pranoj marrëveshjen dhe pala tjetër ta refuzoj; e dyta, një tjetër epilog mund të jetë nënshkrimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mbi normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, u shpreh Greiçevci për Telegrafin.Greiçevci më tej ka theksuar se versioni i parë i këtij epilogu, që do të ishte ideal mund të rezultoi me njohje reciproke.

“Një version më realist i këtij epilogu, megjithatë, përfshin nënshkrimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme në të cilën Serbia pranon shtetësinë e Kosovës, duke përfshirë të drejtën e saj për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare (OKB, në radhë të parë), por pa njohur formalisht pavarësinë e saj. Kjo në masë të madhe do të varet nga aftësia e BE-së për të ushtruar presion në të dy palët dhe të ofroj shpërblime në formën e udhërrëfyesve konkret dhe afateve kohore precize për anëtarësimin në BE në këmbim të bashkëpunimit dhe kompromiseve të tyre”, tha Greiçevci.

Ai ka shtuar se Kosova duhet të kërkojë një marrëveshje të normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke me Serbinë dhe se institucionet e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshme se anëtarësimi në OKB nuk ka të ngjarë të garantohet në këto negociata, e aq më pak në formatin aktual, prandaj njohja reciproke është fundamentale.

Në anën tjetër, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se ka një presion ndaj të dy palëve për te ecur përpara në negociata dhe për të përmbyllur këtë proces 7 vjeçar të dialogut.

“Mbetet të shihet nëse kjo do mund te arrihet këtë vit. Mbetet shumë e qartë që perspektiva evropiane e të shteteve lidhet drejtpërdrejt me këtë proces, BE e ka thënë qartë që nuk do të pranoj shtete me çështje dhe konteste të hapura fqinjësore siç u rikonfirmua dhe në Samitin e Sofjes. Andaj çështjet e hapura në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllen sa më parë, natyrisht me njohje reciproke dhe rrugëtim të qartë euro-atlantik”, ka theksuar Krasniqi.

 

Ajo ka vlerësuar se SHBA-të duhet që në fazën e ardhshme të dialogut të jenë pjesë e tryezës së diskutimeve, shtet me mbështetjen e të cilit Kosova është shpallur shtet dhe ka vazhduar rrugëtimin e saj të konsolidimit të brendshëm dhe ndërkombëtar.“SHBA-të duhet të ofrojnë garanci edhe për marrëveshjen përfundimtare që do arrihet në mes palëve”, tha Krasniqi.

Krasniqi tutje shtoi se dialogu në mes palëve është duke kaluar në fazën finale ku pritet arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.

“Ky proces duhet të zhvillohet mbi bazën e një konsensusi të brendshëm politik i cili artikulon qartazi dhe në mënyrë unike qëndrimin shtetëror të Kosovës duke definuar qoftë ekipin negociues, temat e diskutimit, vijat e kuqe, afatet kohore, mekanizmat zbatues, garancat ndërkombëtare dhe mbi të gjitha pritshmëritë nga ky proces. Të gjitha institucionet e vendit duhet të luajnë rolin e tyre kushtetues ku transparenca, gjithpërfshirja dhe bashkërendimi institucional duhet të karakterizojnë këtë proces në çdo hap. Vetëm në këtë mënyrë ky proces mund të mbroj interesat shtetëror të Kosovës”, u shpreh Krasniqi.

Ajo theksoi se epilogu i këtij procesi duhet të jetë njohja reciproke, anëtarësimi i Kosovës në OKB, njohja nga 5 shtetet jo njohëse të BE-së dhe perspektiva e qartë evropiane.

“Pala kosovare duhet ta bëj të qartë që në këtë proces nuk do të cenohet integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës si dhe do të ruhet funksionimin unitar kushtetues i Kosovës”, tha Krasniqi, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Martesa mbretërore/Princi Charles shoqëron Markle në altar

Martesa mbretërore/Princi Charles shoqëron Markle në altar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In