• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovë- Serbi, dialogu përtej mureve të Shtëpisë së Bardhë!

by Alfred Peza
16/06/2020 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, me takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, është pritur me emocione të përziera në botën shqiptare. Ndryshe nga vite më parë, kur një ndërmarrje e tillë do të kishte ngjallur një entuziazëm kolektiv, këtë radhë ka më shumë kundërshti se çdo herë tjetër më parë, kur për çështjen shqiptare është angazhuar drejtpërsëdrejti SHBA.

Nga Presidenti Woodrow Wilson në konferencën e Paqes në Paris këtu e 101 vite më parë, e deri tani vonë tek Presidenca e Xhorxh Bush Senior, Bill Klinton dhe Xhorxh Bush Junior që vizitoi më 10 Qershor 2007 Shqipërinë pak muaj përpara shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, shqiptarët i kanë pritur me entuziazmin maksimal të gjitha vendimet historike që janë marë nga krerët e Zyrës Ovale në Shtëpinë e Bardhë, në favor të çështjes shqiptare.

Sa më shumë vite kalojnë nga çlirimi i Kosovës më 1999, aq më shumë bie konsensusi entuziast shqiptar në këtë drejtim, për arësye që meritojnë analiza shumë më të thelluara sesa ky shkrim. E sigurtë është vetëm që, vendimarrjet e fuqive të mëdha botërore që kanë qenë në favor të çështjes shqiptare, janë diktuar dhe udhëhequr nga SHBA. E në dekadat e fundit, të mbështetuara edhe nga BE e NATO.

Dialogu që synon të çojë në arritjen e një marrëveshje historike, për njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë, është një vendimarrje që buron pikësëpari nga vullneti i elitave politike të të dyja vendeve. Si një përgjegjësi historike e liderëve aktualë në Prishtinë dhe Beograd. Për këtë shkak kryesisht, kjo është një temë e brendshme shumë e ndjeshme dhe me një ndikim të jashtëzakonshëm tek qytetarët, në aspektin politik dhe elektoral.

Në vend që ta bashkojë si deri dje për të gjitha vendimarrjet me interes strategjik kombëtar, dialogu Prishtinë- Beograd e ka përçarë si kurrë më parë, klasën politike në Kosovë duke krijuar dritë-hije deri në Tiranë. Politizimi i kësaj çështje deri në ekstremet më të paimagjinueshme, ka patur ndihmën e pakursyer edhe të mediave e rrjeteve sociale. E në vend që të  na bashkonte, kjo temë po prodhon fatkeqësisht, lumenj helmi dhe një det urrejtje.

Në Ballkan është më lehtë se kudo tjetër në rruzullin tokësor,- edhe pa një çështje si kjo në mes,- që të fabrikohen pa u ndalur “armiq” e “tradhëtarë”. Liderë që shiten e blihen. Udhëheqës që e shesin dhe e blejnë Kosovën. Që e copëzojnë. E ndajnë. Falin terrtitore të fituara me gjak e sakrifica sublime. E deri tek politikanë që akuzohen se kanë bërë pakte me djallin. Me shkjaun. Me rusin. Kinezin… E më këdo tjetër që ti dali përpara. Për këtë mjafton vetëm që i akuzuari, të jetë kundërshtari yt politik.

Kryeministri i ri dhe Presidenti i vjetër i Kosovës, nuk janë dakordësuar, kush do e kryesojë delegacionin në bisedime. Një sëmundje e vjetër e liderëve shqiptarë, që vijon të na ndjekë. Ish Kryeministri Albin Kurti, tha se rifillimi i dialogut i përshtatet kërkesave të Beogradit, pasi përpara se të shkojnë në Washington, më 21 qershor mbahen zgjedhjet në Serbi dhe më 24 qershor Vuçiç shkon në Moskë për tu takuar me Putinin. Qeveria Hoti është e varur nga votat e deputetëve të Listës Serbe,- tha ai.

Analistët perëndimorë e shohin lëvizjen e Presidentit Donald Trump për arritjen e kësaj marrëveshje, në funksion të fushatës së tij elektorale për zgjedhjet e fillim nëntorit të këtij viti e jo si një përpjekje, për ti dhënë një zgjidhje të përherëshme kësaj çështje të shtruar për zgjidhje. Kritikët thonë, se përjashtimi i BE nga ky proces, do ta bënte të paplotë arritjen e marrëveshjes. Përtej të gjitha këtyre pikëpyetjeve, një gjë është e sigurtë:

Pala shqiptare nuk e ka luksin të refuzojë një takim të këtij niveli, kërkuar enkas për rifillimin e dialogut të ndërprerë mes dy fqinjëve ballkanikë në armiqësi, në Shtëpinë e Bardhë. Sikundër, Prishtina nuk ka pse ta paragjykojë qëllimin e vërtetë të kësaj lëvizje, që vjen prej saj. Liderët politikë shqiptarë, pas 21 vitesh në liri dhe demokraci, e kanë gjithë pjekurinë, koshiencën dhe përgjegjësinë përpara kombit dhe historisë, që të jenë në lartësinë e kërkuar.

Askush tjetër, e aq më pak SHBA, nuk mund ti detyrojnë shqiptarët që të ulen në dialog për të firmosur një marrëveshje në dëm të Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan. Ndaj takimi i 27 qershorit, ka nevojë për më shumë pozitivitet kolektiv dhe më pak protagonizëm individual, për të na çuar në një stacion të ri të historisë sonë kombëtare.

Next Post
Xhelal Mziu luan “gurin e fundit”, padi në Gjykatë për zgjedhjet e Kamzës

SPAK i vihet pas dy kallëzimeve për ish-kryetarin e bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In