• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KOSOVE/ Rastet e krimeve të luftës përfundojnë në Hagë

by Java News
15/10/2018 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-udhëheqësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip, kohë më parë ka qëndruar në Kosovë. Pervec takimit me krerë të sistemit të drejtësisë, ai nuk është kthyer duar thatë për në Hagë. Me vete ka marrë disa lëndë nga Gjykata Themelore në Prishtinë e Prizren, e që kanë të bëjnë me krime lufte. Në një takim të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj kishin marrë pjesë i gjithë niveli i lartë i sundimit të ligjit.

Megjithatë, në këtë takim që është mbajtur kohë më parë shihet se kanë munguar dy nga drejtuesit e dy institucioneve shumë të rëndësishme në vend: Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi e Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Të dy këta udhëheqës institucionesh kishin një arsye të fortë pse munguan në këtë takim.

Të njëjtën ditë në Kosovë ka qëndruar Kwai Hong Ip, që në atë kohë pas largimit të David Shwendeman-it, ishte udhëheqës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.

Ky zyrtar i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është takuar me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri e Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor Nehat Idrizi.

Ky i fundit në një bisedë telefonike me T7, e ka konfirmuar këtë takim. Sipas Idrizit, aty është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjelle në mes të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Organeve Gjyqësore në Kosovë.

Por, burime të Televizionit 7, tregojnë se këta të dy nuk ishin zyrtarët e vetëm që i takoi kreu i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në atë kohë.

Kwai Hong Ip, sipas burimeve brenda sistemit të drejtësisë, është takuar edhe me disa nga Kryetarët e Gjykatave në Kosovë. Në mesin e tyre edhe me udhëheqësit e Gjykatave Themelore në Prishtinë e Prizren.

Burime të Televizionit 7 bëjnë me dije se Kwai Hog Ip ka marrë me vete një mori lëndësh. Që të gjitha kanë të bëjnë me raste të Krimeve të Luftës. Bile në mesin e atyre lëndëve që janë marr për në Hagë, ka edhe raste që tashmë kanë përfunduar në Kosovë.

Po në këtë ditë, Kawi Hong Ip, ka bërë me dije se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të hap zyre edhe në Beograd.

Ndërsa, ky organ i ndjekjes ka kohë që është duke bërë hetime në Kosovë, në lidhej me krimet e supozuara të pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku janë intervistuar një numër i madh i dëshmitareve të mundshëm.

Ndërkohë tani me Zyrën e Prokurorit të Specializuar udhëheq prokurori Jack Smith, që ka pasuar David Shwendimanin. /Televizioni7/ma.me

Next Post
Punimet në aksin Vorë-Rinas-Fushë Krujë, ja si devijohet nesër trafiku

Punimet në aksin Vorë-Rinas-Fushë Krujë, ja si devijohet nesër trafiku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In