Kosovë/ Pranga një qytetari, dyshime për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka arrestuar një person të dyshuar për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”.

Në komunikatën e lëshuar për media i dyshuari identifikohet si shtetas i Kosovës, me inicialet I.G.
“Personi i arrestuar dyshohet se ka poseduar materiale (foto dhe video) me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë. Këto materiale, duke përdorur aplikacione për komunikim online, i ka shkarkuar dhe i ka shpërndarë edhe me persona të tjerë”, thuhet në komunikatë.

Në cilësinë e provave, policia tha se ka sekuestruar një telefon celular dhe një laptop. Po ashtu u bë e ditur se me aktvendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në paraburgim për 48 orë. Në Kosovë, materialet pornografike me të mitur i ndjek Ligji për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com