• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë/NATO vendos për FSK-në në pranverë

by Java News
14/02/2019 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përfundim të samitit të NATO-s në Bruksel, shefi i saj është i kënaqur që vendi kryesor i Aleancës, SHBA-ja është vënë në krye të presionit ndaj Kosovës për taksën ndaj Serbisë, raporton KTV. Norvegjezi, Jens Stoltenberg ka thënë se tarifat shumë të larta ndaj shtetit fqinj e pengojnë dialogun Beograd – Prishtinë, dhe e dërgojnë atë në drejtim të gabuar.

“Më duhet të them se vendosja e tarifave të larta ndaj Serbisë dhe Bosnjës nuk ndihmon në asnjë mënyrë. Në fakt, e vështirëson shumë dialogun me Beogradin. Këto tarifa po e dërgojnë procesin në drejtim të gabuar. Kjo është dicka që unë dhe shumë aleatë të NATO-s e mendojmë. Tani e kemi parë që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë shumë të qartë kundër vendosjes së kësaj tarife. Kjo është edhe një arsye pse tani do të marrim vendim për nivelin e angazhimit me Kosovën.”

Por, vendimi për nivelin e angazhimit me FSK-në, pritet të marrë parasysh vetëm votimin e ligjeve të ushtrisë, në dhjetor.

“Kemi qenë në kontakt të afërt me autoritetet gjatë gjithë këtij procesi. Dhe, e kam shprehur në takimet e mia, si me zotin Haradinaj ashtu edhe me zotin THaci, se unë besoj, aleatët e NATO-s besojnë se vendimi për votimin e ushtrisë ka qenë në kohë të papërshtatshme. Këtë e kam thënë në shumë raste, dhe vazhdoj të besoj kështu.”

Stoltenberg ka refuzuar të flasë për shkëmbim letrash me ish-kryeministrin Thaci në vitin 2013, apo presidentin Thaci në vitin 2018, por ka thënë se pret që Kosova ta respektojë marrëveshjen për mosdërgimin e FSK-së në veri të vendit.

Vendimi për FSK-në, ka thënë Stoltenberg, do të merret në fund të pranverës, dhe siç merr vesh KTV-ja do të merren parasysh edhe opinionet e vendeve si Zvicra e Austria, që nuk janë pjesë e NATO-s, por kanë trupa në kuadër të KFOR-it, përgatiti Koha.

Next Post
Kryeministri Rama: Ishte figura më e keqe që mund të bënte Opozita para miqve

Kryeministri Rama: Ishte figura më e keqe që mund të bënte Opozita para miqve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In