Cilado parti që niset të kërkojë koalicion me LDK-në, një gjë duhet ta ketë të qartë – kandidati për kryeministër dhe drejtuesi i listës nuk mund të preken.
Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës, në një intervistë për Rubikon të KTV-së bëri të ditur se është qëndrimi i palëkundshëm i tyre.
“Në asnjë rast nuk do të bëjmë marrëveshje me askënd në qoftë se kandidati i LDK-së nuk do të jetë kandidat për kryeministër dhe kryesues.
Kjo nuk negociohet. Mendoj se kemi të drejtë në këtë, në zgjedhjet e fundit lokale kemi dal partia e parë, njëjtë edhe në sondazhe”, ka thënë ai.
Mustafa nuk përjashton mundësinë që mund të jetë kandidat për kryeministrin e ardhshëm. (b.an)