Jetëgjatësia e koalicionit qeverisës do të vihet në test gjatë kësaj jave. Mocioni i iniciuar nga opozita, si dhe Marrëveshja e demarkacionit, që pritet të procedohet për votim janë vlerësuar si akte që do t’i japin epilog bashkëjetesës në mes PDK-së dhe LDK-së.
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot për ta miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, e cila menjëherë do t’i përcillet Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.
Nuk përjashtohet mundësia që të njëjtën ditë të mblidhet edhe Kryesia e Kuvendit për ta futur në rend dite në seancë plenare. Nuk dihet nëse Qeveria do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme, e cila mund të mbahet qysh të hënën. Kjo pasi të martën Kosova feston 9 majin dhe është ditë pushimi.
ma.me