• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovë, Kuvendi nuk voton ngritjen e komisionit hetimor për dëbimin e 6 shtetasve turq

by Java News
16/04/2018 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse votimi për futjen në rend të ditës të propozimit të GP të LDK-së për formimin e komisionit hetimor lidhur me deportimin e shtetasve turq, u votua tre herë ky propozim nuk kaloi. Edhe pse në sallë ishin mbi 65 deputetë në votim morën pjesë vetëm 59 deputetë.

Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, para se Kuvendi të shkonte në pauzë, kërkoi nga deputetët që të përkrahin propozimin që edhe themelimi i komisionit hetimor për deportimin e shtetasve turq të futet në rend të ditës.Mirëpo çështja e kryesimit të këtij komsioni ngriti debat në Kuvend lidhur me atë se kush duhet të udhëheq këtë komison, inicuesi i komisionit apo përkrahësit.

Memli Krasniqi, nga PDK tha se kjo duhet të shqyrtohet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit sepse nëse futet në rendin e ditës në seancën e sotme, sipas tij, kjo do të ishte shkelje e marrëveshjes së grupeve parlamentare.

“Në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do të duhet të shqyrtohet e të futet në formë të rregullt pasi nëse e fusim tani në seancë do të shkelim marrëveshjen e grupeve parlamentare”.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur përkrahën propozimin e deputetit Avdullah Hoti, për shkak se pasi ka shumë pika për tu shqyrtuar do të duhen disa ditë për të përfunduar punimet e senacës së sotme, andaj u tha se do të ishte më mirë që të futej më herët.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, tha se kjo çështje nuk është e ngutshme dhe se duhet të veprohet sipas rregullores.

“Më mirë është që ta kryejmë sipas rregullores sepse nuk është një çështje e ngutshme”, ka thënë Isufi.

Bilall Sherifi nga NISMA ka qenë i pajtimit që kjo çështje të futet në rendin e ditës.

“Ne mund ta fusim në rend dite dhe zonja Haxhiu të thirrë mbledhjen e komisionit për legjislacion e të merret vendimi”.Kryetarja e komisionit parlamentar për Legjislacion, Albulena Haxhiu.

“Jemi të ngarkuar për të infromuar për themelimin e komisionit hetimor për deportimin e shtetasve turq. Për shkak se sot ka shumë pika, nesër komisioni për legjislacion mund të mblidhet urgjentisht për të trajtuar këtë çështje”.

Pas mbledhjes së komisionit për Legjislacion, kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, prezantoi vendimin e komisionit që ajo udhëheq para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Komisioni për legjislacion ka shqyrtuar lidhur me kryesimin e komisionit hetimor parlamentar që ka të bëjë me deportimin e shtetasve turq. Vlerësojmë se inicuesi i debatit parlamentar është LDK, dje mbi këtë bazë është formuar komisioni hetimor kryesimi i të cilit nuk mund të bëhet nga LDK-ja sepse është ai që e ka iniciar kërkesën për debat. Këtë kryesim nuk mund ta bëjë grupi parlamentar inicues. Këtë kryesim mund ta bëj ose LVV ose GDP”.

Mirëpo lidhur me këtë vendim nuk është pajtuar Hajdar Beqa i PDK-së, i cili njëherësh është edhe anëtar i komisionit.Beqa tha se për këtë çështje si deputet do të konsultojë edhe Gjykatën Kushtetuese.

Edhe pas përsëritjes për herë të tretë të votimit për futjen në rend të ditës propozimin e GP të LDK-së për formimin e komisionit hetimor lidhur me deportimin e shtetasve turq, ky propozim nuk mori mbështetjen e kourumit.Edhe pse në sallë ishin mbi 65 deputetë në votim morën pjesë vetëm 59 deputetë.

Next Post
Daçiç sërish kontrovers: S’kemi lidhje me sanksionet ndaj Rusisë, ata i kemi për Kosovën

Daçiç sërish kontrovers: S’kemi lidhje me sanksionet ndaj Rusisë, ata i kemi për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In