• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovë/ Ja grupi i mercenarëve serbë, që duan të destabilizojnë veriun e Kosovës

by Java News
11/12/2018 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zbuluar se ekziston një grup kriminal, i cili është i përgatitur për destabilizuar pjesën veriore të Kosovës. Ai ka edhe përkrahjen e funksionarëve të lartë të shtetit serb.

Grupi është i përbërë nga kriminelë e mercenarë serbë, të cilat kanë marrë pjesë në luftën e Krimesë përkrahë forcave ruse. Disa prej tyre kanë qenë edhe paramilitarë në luftën e Kosovës.

Ata janë njerëz me përvojë në institucionet e sigurisë së Serbisë dhe përfitues të përfitimeve shtetërore. Shumica prej tyre janë veteran të Serbisë. Po ashtu, ata kanë afërsi me struktura të larta politike dhe të sigurisë, shkruan Insajderi.Veprimet e tyre tolerohen nga shteti serb. Ata nuk arrestohen pas kthimit të luftërave në vendet e huaja, ku marrin pjesë si mercenarë. Dyshohet se e kanë përkrahjen e shtetit serb.Portali sjell emrat dhe detaje për kriminalitetin e tyre.

Ai udhëheq një njësit paramilitarë prej 40 anëtarësh. Është komandant i njësitit çetnik “Jovan Sheviq”.Ka qenë edhe pjesë e paramilitarëve në luftën e Kosovës.

Është i njohur për veprimtarinë e tij në veriun e Kosovës, ku ishte pjesë e barrikadave në vitet 2011 dhe 2012.

Po ashtu, është i famshëm edhe për kërcënimin që kishte bërë për heqjen me dhunë të lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, në fund të vitit 2012.

Zhivkoviq jeton në Krushevc të Serbisë. Ai publikisht thotë se ka lindur në Kosovë, përkatësisht në Fushë-Kosovë.Është kryetar i Lëvizjes Çetnike që nga viti 2011.

Ka udhëhequr një brigadë prej 25 veta në luftën e Krimesë, përkrahë forcave ruse.

Ka qenë ushtar profesionist në Legjionin Francez të të Huajve, i specializuar për luftime në zona malore. 7 muaj ka shërbyer në Afganistan.Është i famshëm për kërcënimin që ka bërë, para disa vitesh.Peroviq ka kërcënuar se me të përfunduar lufta në Ukrainë, do të kthehen për ta çliruar Kosovën. Nëpërmjet këtij deklarimi publik, ai ka zbuluar qëllimin e ekstremistëve serbë që kanë përkrahje shumë të madhe në shtresat e nacionalistëve serbë.

Ai ka epitetin e serbit më të famshëm që i është bashkëngjitur mercenarëve serb në Ukrainë. Kjo për faktin se më herët ka punuar si gazetar dhe më pas ka qenë zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ka mbajtur postin e zyrtarit të njësisë speciale të kundër terrorizmit në MPB.

Është i njohur për kontaktet e afërta me ish-presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq si dhe me presidentin aktual, Aleksandër Vuçiq.Ai është një prej anëtarëve më të rëndësishëm të mercenarëve serb që luftuan kundër Ukrainës. Është i famshëm për afërsinë me Vuciq dhe Nikoliq.

Është i vetmi prej mercenarëve që ka foto miqësore me dy njerëzit që kanë udhëhequr Serbinë, Nikoliqin dhe Vuciqin.

Afërsia e tij me drejtuesit shtetëror dhe dyshime se mercenarët serb veprojnë në koordinim të plotë me strukturat e larta shtetërore të Serbisë.

 

Ai ka qenë pjesëmarrës i luftës në Kosovë. Ishte bashkë luftëtar i kriminelit Zheljko Razhnatovic-Arkan. Ishte edhe kumbar i tij.Ishte pjesëmarrës në luftimet e Koshares, në kufirin me Shqipërinë. Po ashtu, Gerovac ka qenë pjesë e luftë se dhe në Kroaci e Bosnjë, që nga vera e vitit 1991. Pas luftës së Kosovës, Gerovac ishte pjesë e shërbimeve sekrete serbe. Zyrtarisht ishte punonjës i UNDP-së.Prej grupit të mercenarëve që kanë luftuar në Ukrainë, Gerovac më së shumti e ka frekuentuar Kosovën.

Për të është raportuar se ka ndryshuar edhe pamjen, në mënyrë që të mos identifikohet gjatë kryerjes së operacioneve të shërbimeve sekrete serbe.

Pjesë e grupit të rrezikshëm të paramilitarëve mercenarë janë edhe Stefan Millosheviq, Zdravko Peshiq, Stefan Dimitrijeviq- Cellavi dhe Dejan Beriq.

Millosheviq është anëtar i lëvizjes ekstremiste serbe “Obraz”. Është mik i liderit të kësaj organizate, Mlladen Obradoviqit.Kjo organizatë ka degë dhe në pjesën veriore të Kosovës. Ndërkaq, Peshiq është anëtar i skuadrës çetnike “Jovan Sheviq”, e cila udhëhiqet nga Bratisllav Zhivkoviq, përgatiti Insajder. (b.an)

Next Post
A është e mundur ngritja e “ushtrisë evropiane” të Emanuel Makronit?

'Qetësimi' i protestuesve do t’i kushtojnë 10 miliardë euro buxhetit të Francës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In