Kosovë/ Efektivi i policisë vret me armën e shërbimit vëllain, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Një efektiv ka vrarë me armën e shërbimit të vëllanë,.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gushticë.  Pas një sherri, efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt të vëllait duke e lënë të vdekur. Ende nuk dihen emrat e personave të përfshirë në ngjarje apo shkaqet për të cilat ka nisur sherri.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, Flora Ahmeti zëdhënëse e rajonit të Policisë për Prishtinën.

Sakaq hetuesit policorë në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë nisur hetimin për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Njoftimi: Prishtinë, 7 maj 2022 – Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete.  Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.  Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com