• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovë e gëzofsh shtetin tënd, hymnin, flamurin dhe etninë tende!

by Roland Luci
07/10/2016 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Luçi

Kosovo, po te jete realiteti ai qe pame mbreme ne Shkoder, e gezofsh etnine tende, etnine kosovare!

Nje stadium i huaj diku ne mes te Europes vlonte nga flamujt shqiptar, ishte i mbushur me shqiptare kuqezinj, po me shqiptare te vertete, shqiptare etnike te Dardanise dhe Shqiperise. Ishte kenaqesi dhe ndiheshe krenar te shihje pamjet e detit kuqezi qe vinin nga Lihtenshtajni, pamje qe fshikullonin perkrahesit e “dy kombetareve shqiptare” dhe pamje qe manifestonin idene dhe realitetin e ekzistences se nje kombetareje të nje kombi.

Nderkohe ne Shkoder, ne zemer te Shqiperise:

U paralajmerua, u manifestua ne Finlande para pak javesh, ju be thirrje kosovareve nga federata dhe traineri i ekipt te tyre “reprezentues”, por qe te shkonte puna deri ketu nuk e imagjinoja.

Ishte nje rast ideal qe nepermjet ketij tubimi dhjetramijesh ne nje eveniment emocional qe si gjithmone ne raste te tilla kalon shume caqet sportive, ti jepej politikes pasive ne te dy anet e kufirit nje shuplake e ashper popullore duke treguar se jemi nje komb, kemi te njejten histori, kulture, gjuhe, heronj dhe ideale. Ishte nje rast i shkelqyer ku te shprehej spontanisht ne forme referendare ideja e bashkimit, e te qenit nje komb.

Por nuk qenka e thene. Atmosfere festive ne Shkoder me kenge e valle qe interpretoheshin nga tifozet kroate nje pjese e te cileve me plisa ne koke e te veshur kuqezi, por dhe nga kosovare ironikisht te mbeshtjelle jo më me flamurin tone kombetar, por me flamurin e tyre blu me gjashte yjet qe simbolizojne nen-etnite e tashme etnise kosovare. Pakkush ne rruget e Shkodres guxoi te vishej kuqezi nga ata, te merrte nje flamur kombetar shqiptar ne stadium ku do te valevitej ideja dhe synimi i bashkimit kombetar i aspiruar ne shekuj dhe asnjehere i realizuar.

Dhe me sa duket nuk do te realizohet kurre. Kete nuk eshte se e pengon faktori nderkombetar, Amerika, BE apo UEFA. Po, po, justifikimi i neveritshem hipokrit ishte se te mbash flamur shqiptar e te vishesh kuqezi ne mes te Shqiperise e ndaloka FIFA dhe UEFA!!! Fakt eshte qe kete nuk e duan jo vetem klasat politike ne te dy shtetet e pavaruara (nga njeri-tjetri) Shqiperi dhe Kosove, jo vetem bushale-halilmatoshet dhe klanet e tyre politikberese. Kete nuk e duan tashme as nje mase e gjere e fjetur kosovare.

Shembulli i Shkodres eshte nje shembull i qarte, por jo nje skandal: Thjesht shumica kosovare qysh prej tash jane tamam kosovare. Çdo gje tjeter eshte hipokrizi, hipokrizi frikacake se i paska penguar dikur Ahtisari te kerkonin bashkimin dje dhe sot UEFA te veshin nje bluze te kuqe e te merrnin me vehte ne xhep nje flamur kuqezi, simbolika e te cilit eshte lene ne hije nga ky bluverdhi i etnive te vellazeruara te Kosoves…

Ne Shkoder ishin shume kosovare, me shume se shqiptare etnike nga trojet shqiptare te Dardanise qe ishin ne Lihtenshtajn. Ishte nje tregues spontan i çarjes ndershqiptare, tregues i realitetit kosovaro-shqiptar ne shtetin me emer serb te Kosoves ku shumica e atjeshme duket se po pajtohet me idene e te qenit më vehte, e te qenit te pavarur kryesisht nga Shqiperia, nga kultura, historia dhe etniteti shqiptar duke ledhatuar vehten mashtrueshem me idene e kosovarit, te kosovarit etnik.

Dhe kjo shumice duket se po fiton gjithje e me shume terren.Vetem se perveç kerkesave per heqjen e busteve te Skenderbeut nga sheshet publike, do tu duhet te shkruajne nje cope histori qe te mund tu rezistojne fqinjeve te tyre orekspangopur veriore, qe te argumentojne se jane etni historikisht ne trojet e tyre, ne trojet e tyre me toponim serb, ne Kosove.

Dhe po te jete keshtu dhe nuk ka nje reflektim radikal ndaj tendencave centrifugale, nuk me mbetet tjeter vetem se te uroj:

Kosove e gezofsh shtetin tend, hymin, flamurin dhe etnine tende!

Next Post
Historia e një nëne/ “E lashë vetëm për 30 sekonda, por kur u ktheva ai ishte duke vdekur”

Historia e një nëne/ "E lashë vetëm për 30 sekonda, por kur u ktheva ai ishte duke vdekur"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In