Një pushues kosovar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për vjedhjen e një kasaforte në një hotel në zonën e plazhit.
Burime policore bënë të ditur se po punohet për kapjen e një 44-vjeçari me inicialet G.V, banues në Podujevë të Kosovës, i cili dyshohet ta ketë realizuar vjedhjen dy ditë më parë.
Policia bëri të ditur se brenda kasafortës ndodheshin një sasi lekësh dhe eurosh, si dhe dy pasaporta të shtetasve çekë, të akomoduar në këtë hotel.
a.ç