• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovari shpallet rreshteri më i mirë i Akademisë në SHBA

by A R
13/04/2016 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreshter-majori i FSK-së Genc Metaj është shpallur rreshteri më i mirë i Akademisë së Rreshter-majorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një komunikatë për media nga Ministria e FSK-së bëhet e ditur se dje në SHBA, pas analizave dhe sukseseve të rreshter-majorëve të cilët kanë kryer këtë akademi, kanë shpallë rreshter majorin e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) Genc Metaj rreshterin më të mirë.

Akademia e Rreshter Majorëve e SHBA-ve, e ka vendosur (fotografinë-biografinë) e Rreshter majorit të FSK-së, Genc Metaj në “Korridorin e Famës”.

“Korridori i Famës” për studentet ndërkombëtar është mirënjohje më e lartë për arritjet personale dhe për kontributin e dhënë në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e trupës së nënoficerëve.

“Rreshter majori i parë i FSK-së, Genc Metaj pas pranimit të këtij çmimi prestigjioz në Akademinë e Rreshter Majorëve premtoi përkushtimin e tij, për të vazhduar punën për avancimin e ushtarëve dhe nënoficerëve të FSK-së dhe gjithashtu shprehi falënderimet e thella për këtë institucion, në të cilin kishte ndjekur studimet në vitin 2012-2013”, thuhet në komunikatë.

Shkollimi dhe trajnimi i oficerëve dhe nënoficerëve të FSK-së në SHBA është vazhdimësi e bashkëpunimit së ndërsjellë në mes të Ushtrisë së SHBA-ve dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjithashtu, Rreshter majori i Parë i FSK-së, Genc Metaj, pas pranimit të këtij çmimi, në të njëjtën kohë është duke marrë pjesë së bashku me rreshter majoren Rachel Fails nga Garda Kombëtare e Ajovës në simpoziumin për zhvillimin e udhëheqësve dhe trajnimeve ndërkombëtarë, i ftuar nga Rreshter majori I Ushtrisë Amerikane Daniel Dailey./Kp

Next Post

Ylli Dylgjeri pyet Ndrenikën, aktori: Ja ku do ta kaloj pleqërinë time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
Testi i thjeshtë që zbulon propagandën: si asistenti virtual fsheh të vërtetën për luftën në Ukrainë

Testi i thjeshtë që zbulon propagandën: si asistenti virtual fsheh të vërtetën për luftën në Ukrainë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In